Tërmet me magnitudë 5.8 në Australi, dëmtohen ndërtesat

156
Sigal

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka tronditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat në qytetin e Melburnit.

Tërmeti ndodhi rreth orës 9:15 me orën lokale (23:15 GMT) të mërkurën në Mansfield, jo shumë larg kryeqytetit të shtetit Victoria.

Kryeministri Scott Morrison tha “ne nuk kemi pasur raporte për lëndime të rënda dhe ky është një lajm shumë i mirë”.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor. Ai u pasua nga dy tërmete me magnitudë 4.0 dhe 3.1.

Megjithëse ky është një nga tërmetet më të mëdhenj të Australisë vitet e fundit, nuk duket se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Nga SHBA, Morrison vuri në dukje se tërmetet ishin të rralla në Australi dhe ato “mund të jenë një ngjarje shumë, shumë shqetësuese”.