‘Arbitrazhet qeveri-biznes’/ Vasili: Bashkëgrabitje! Ndajnë paratë e shqiptarëve me njëri-tjetrin

236
Sigal

Pas përgjigjes së Ramës gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, lidhur me arbitrazhet e humbura nga qeveria e tij, ka reaguar ashpër nën kryetari LSI-së Petrit Vasili, duke e quajtur bashkëgrabitje e parave të shqiptarëve.

Duke iu referuar si ‘Biznes i ri i Arbitrazhit’, Vasili ka sqaruar sesi qeveria dhe biznesi kanë rënë dakort që të ndajnë paratë e shqiptarëve me njëri-tjetrin, pasi Rama ka qënë në dijeni nga nga Ministri i Drejtësisë që prej 2017, se mbi 10 mln euro ishin humbur dhe rrezikonim humbjen e 2 miliard eurove të tjera.

Postim i plotë i Petrit Vasilit:

Biznesi i qeverise me Arbitrazhet, si bashkegrabitje e parave te shqiptareve ! Kryeministri jeton dhe gjallon vetem per te genjyer.

Sot Kryeministri tha se:

“Kemi fituar procese në Arbitrazh, por nuk kemi humbur asnjë proces deri në këto momente. “- tha Edi Rama.

Por e verteta qendron krejt ndryshe.

Qe ne 2017 Edi Rama eshte i informuar, me shkrim nga Ministri i Drejtesise, se dhjetra milion euro ishin humbur dhe rrezikonim humbjen e 2 miliard eurove te tjera, sipas informacionit te pergatitur nga vetë Avokatura e Shtetit.

Por Edi Rama nuk levizi as gishtin, nuk beri asnje veprim, nuk organizoi qofte edhe nje mbledhje te vetme, nuk firmosi asnje urdher te vetëm per ndalimin e kesaj baderdie me prishjen e kontratave te cilat shkonin te gjitha ne Arbitrazh.

Eshte shume e qarte tashme se u interesonte ky “Biznes i ri i Arbitrazhit”, qe firmat te padisnin shtetin ne arbitrazh dhe pastaj qeveri – biznes te ndanin me njeri tjetrin parate e taksave te shqiptareve.

 

© SYRI.net