Arben Ahmetaj: Patronazhistëve tu vini anash, me ta do punojmë për të fituar mandatin e katërt

206
Sigal

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi këtë të Enjtee nga foltorja e Kuvendit se PS do bashkëpunojë me patronazhistët për të fituar mandatin e katërt qeverisës.

Duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili paralajmëroi përgjegjësi ligjore për patronazhistët, Ahmetaj tha: “Kërcënuat patronazhistët. Ti vini anash! Anash! Patronazhistët janë zemrat e zjarrta që votuan Partinë Socialiste dhe do vazhdojmë sërish. E kërcënoi (Basha) këtu. Tha do ua tregojmë ne në rrugë. Ça do tregoni në rrugë me grupet tuaja të armatosura?! Na vini anash”.

“Po ju them. Ne do punojmë me dashuri me dhembshuri brenda të gjitha instrumentet që na lejon demokracia për të ftuar mandatin e katërt”, shtoi ai.

Më herët, kryetari i PD-së Basha deklaroi: “... Patronazhistët që janë sigurimi i ri i shtetit, me të vetmin ndryshim që i pret një fat ndryshe nga ish-Sigurimi i Shtetit. Sado zemër t’i japësh t, o do të tërhiqen o do t’i gjej belaja, kudo ku janë. Edhe në gjykata, po dhe në rrugë, edhe në lagje, do t’i gjej belaja, se këtu nuk do të instalohet më Sigurimi i Shtetit”.