Aranita Brahaj: Frika nga korrupsioni qeveritar me 100 miliardë lekë rindërtim

351
Sigal

Një organizatë Antikorrupsion nuk ka interes të drejtpërdrejtë të kërkojë shfuqizimin e një ligji klientelist. – Gjykata Kushtetuese (Relatori Elsa Toska) refuzon të legjitimojë dhe të marrë në shqyrtim një Ligj Antikushtetues, Korruptiv dhe Klientelist me të cilin po bëhet Rindërtimi. Preteksti (Shoqëria Civile nuk ka interes drejtpërdrejtë të merret me ligje antikushtetuese e klienteliste, pasi ajo vetë nuk futet në tendera dhe nuk preket drejt nga padrejtësitë e garës). Se si e kuptojnë interesin e drejtpërdrejtë dhe të ligjshëm në një drejtësi Kushtetuese 3 Konstitucionalistët tanë znj. Elsa Toska, znj Vitore Tushe dhe z. Përparim Kalo !!! Për mua kjo është palo gjykatë kushtetuese e sjellë nga zyrat e para 90- tës kur kishte shoqëri civile vetëm Organizata e Gruas dhe ajo e Bashkimeve Profesionale. Dhe njësoj mendon se me Shoqëri Civile sheh vetëm organizatat e biznesit dhe jo organizata që nuk paguhen me kuotizacionin e biznesit, dhe tregon në çfarë cilësie është gjykata kushtetuese në vend. Tani duhet një grup parlamentar apo një institucion i pavarur të verë në lëvizje procesin për Ligj Klientelist në Rindërtim. Mbi 100 miliard lekë po shpartallohen me procedurë ligjore për “Klientët e mëdhenj”. Normal që gjykata nuk do merrej as me peshqit, e as me klientët… ky vendim tregoi se sa ka dështuar reforma në drejtësi. Dhe sa nivel mediokër dhe mungesë kurajo për të kundërshtuar Korrupsionin Qeveritar me Ligj kanë Konstitucionalistët. Ndoshta Gjyqtarët me familjarë që punojnë çdo ditë si noter, avokat e badiguard të biznesit janë vetë në lidhje  interesi të drejtpërdrejtë kur shqyrtojnë ligje ku flitet për Liri dhe Barazi Ekonomike në Tenderim për Rindërtim pas Tërmetit.