Gjirokastër, gjendet i pajetë në mes të rrugës një 68 vjeçar

214
Sigal

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit është gjetur i pajetë shtetasi P.S 68 vjeç në rrugë të fshatit Kakavijë të Gjirokastrës.

Mësohet se i moshuari nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar në mënyrë natyrore.

Mësohet se 68-vjeçari punonte me një karrocë dore për të ndihmuar emigrantët me çantat në pikën kufitare.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.