Aparatura e identifikimit mund të klonohet nga persona të tjerë

237
Sigal

Bie miti i sigurisë së zgjedhjeve me zbatimin e teknologjisë. Subjektet zgjedhore kanë fakte, ku aparatura e identifikimit biometrik “njeh” edhe gishta të personave të tjerë, mjafton të pranojë fillimisht kartat e ID, të cilat u mblodhën para zgjedhjeve nga “patronazhistët” që kishin të gjitha kodet e tyre, dhe ato mund të klonohen ose të përdoren nga persona të tjerë, meqë diferencën, e bënte marrja e shenjave të gishtit, por aparatura nuk u njeh gishtin, duke lënë shtigje të hapura për manipulimin e numrit të votuesve. Këto fakte dhe të tjera, tregojnë kapjen e zgjedhjeve më 25 prill

 

 Kartat e identifikimit klonohen, gishtat jo. Për këtë mendon makina e Partisë. Mjaft të kesh kartën, pastaj e lejon kalimin me çdo gisht zëvendësues… Përpos blerjes së votës, intimidimit të votuesve, presionit të administratës dhe bërjes qëllimisht të 83 mijë votave të pavlefshme, aparatura e identifikimit biometrik të zgjedhësve, risi në këto zgjedhje, la gjithashtu vend për manipulime. Në videon të siguruar nga ‘Shijak TV’, demostrohet qartë se si  kjo pajisje i njeh shenjat e gishtërinjve, edhe me një kartë identiteti që i përket një personi  tjetër, çfarë do të thotë se, ka lënë shteg të hapur për manipulime. Kështu, shumë persona mund të kenë votuar, me kartën e identitetit të dikujt tjetër, dhe kjo aparaturë fakton se procesi elektoral i 25 prillit nuk ka pasur siguri. Ndërkohë, sa i takon fenomenit të shitblerjes së votave, listat e mëposhtme, tregojnë qartë se si patronazhistët kanë bërë punën e tyre, duke mbledhur të dhënat dhe emrat e votuesve, ndërsa në listat e tyre, është shënuar edhe shuma e parave që kanë marrë, për t’i dhënë votën PS. Janë të gjithë këto elemente, që tregojnë  kapjen e zgjedhjeve, dhe se më 25 prill, nuk u dëgjua vullneti i vërtetë i sovranit, dhe nuk u respektuan standardet evropiane.