Anëtarët e rinj të SPAK betohen para Presidentit. Meta: Njerëzit e drejtësisë të zbatojnë ligjet dhe të mos ndikohen

258
Sigal

Ditën e sotme në Presidencë u zhvillua ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dy anëtarët e rinj të SPAK janë;  Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Me anë një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Meta u ka uruar punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Ja postimi i plotë:

Duke ju uruar punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apeloj për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj. 🇦🇱

Duke ju uruar punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,…

Gepostet von Ilir Meta am Donnerstag, 21. Mai 2020