Andi Bushati për takimet elektorale: Partisë Socialiste nuk i shkon njeri pa e paguar

248
Sigal

Ndërsa komenton takimet elektorale të opozitës me praninë shumë njerëzve, analisti Andi Bushati në një prononcim të tijin në një emision televiziv thotë se ata dalin se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës, sipas tij, është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus.

Kur njerëzit u grumbulluan në qendra tregtare ai jo që nuk shkruajti në fb, por as oligarkëve nuk u vajti njeri t’i vinte gjobë. Në kulm të pandemisë tek Teatri provokuan gjithë atë sherr e aty është sheshi asgjë nuk kanë bërë. Aq i intereson grumbullimi i atyre. Pavarësisht hipokrizisë, ka  një gjë interesante tek statusi i Ramës, kur thotë për mollaqet e Lulit e mustaqet e Saliut. Ore a ka njeri që të sakrifikojë jetën për ta? Ata dalin në rrugë se e dinë që mbijetesa nën regjimin e Ramës është më vdekjeprurëse se sa vdekja nga një virus. Prandaj është ashtu fushata e tij që ka dy ditë që kritikon. Sot janë në situatën që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën se sa të jetojnë nën regjimin e Ramës. Ata nuk shkojnë për mustaqet e as mullaqet, por e shikojnë si një pikë për të mos pasur një agoni të gjatë. Ka shqiptar që lë jetën për Bashën? Jo, e kanë me Ramën”,- tha Bushati.

Analisti tha se i kuptonte qytetarët që dilnin në takimet me Bashën, duke mos e kursyer as fjalorin.

“Nëse unë do të isha familjar i Ardit Gjoklajt dhe i minatorëve do të isha atje dhe nuk do pirdhja fare për virus”, – tha Bushati.

Analisti tha  se Partia Socialiste paguan qytetarët që të marrin pjesë në fushatat që bën. Ai theksoi se askush nuk i shkon PS-së në fushatë nëse nuk jep para.

Nuk ju vjen asnjeri pa dhënë lek. Juve jepni bonusin e bebes atë të para 5 viteve. Gjithë lekët e Ndraghetës po i jepni për zgjedhje. Provo thërriti po të erdhi njeri, pa lek shiko a ju vjen njeri”,- tha Bushati duke iu drejtuar nënkruetarit të Bashkisë, Arbian Mazniku, ndërsa ky i fundit tha se “Nuk kemi paguar asnjë qindarkë”.