Analiza për masakrën zgjedhore/ PD mbledh më 18 qershor Kryesinë e Partisë, ja kur thirret Kuvendi

161
Sigal

Partia Demokratike, pritet të mbledhë me datë 18 qershor, Kryesinë e Partisë.

Dy nga pikat e rëndësishme të kësaj mbledhje do të jetë analiza në nivel qarku lidhur mbi masakrën zgjedhore dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar të Partisë më 17 korrik 2021.

Njoftimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi: 

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi