Amendamentet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për reformën zgjedhore

406
Sigal

Drejtuar: Komisionit të Posaçëm Parlamentar
për Reformën Zgjedhore

 Amendamentet e LSI-së për reformën zgjedhore


Në kuadër të Reformës Zgjedhore, Grupi
parlamentar i LSI-së propozon këto ndërhyrje:

 Të forcohet ndëshkimi për cilido që blen dhe
shet votën.

Propozimi:

Blerja me çfarëdo forme (me para në dorë, me
premtime për para ose shkëmbim në natyre, dhëna e parave për mos votim, duke i
marrë zgjedhësit kartën e identitetit) duhet të konsiderohet Krim dhe jo
Kundërvajtje Penale si deri më sot.

Ndërsa shitja e votës apo e kartës së
identitetit të mbetet Kundërvajtje Penale.

 

Argumentim:

Fenomeni i shitblerjes së votës ka ardhur duke
u shtuar nga zgjedhjet në zgjedhje. Me gjithë shtrëngimet penale të vendosura
përsëri ky fenomen mbetet kritik.

Propozimi ynë synon të saktësojë të gjitha
aspektet e shti-blerjes së votës duke futur në këtë koncept edhe marrjen
kundrejt pagesës së kartës së zgjedhësit.

Gjithashtu propozimi ynë ndan blerjen e nga
shitja. E para duhet konsideruar krim, sepse subjektet që e bëjnë janë të
zgjedhurit, ndërsa shitja të mbetet Kundërvajtje.

 

Të forcohet ndëshkimi për fotografimin e
votës.

Propozimi:

Fotografimi i votës nga ana e votuesit (votës
së tij ose të afërmve) duhet të shpallet Kundërvajtje Penale. Dënimi në këtë
rast mund të jetë gjoba ose ndalimi i votimit në zgjedhjet e ardhshme. Kur
fotografimi i votës bëhet nga komisionerët duhet të jetë e dënueshme me burgim.

Kërkesa apo shtrëngimi ndaj zgjedhësit për të
fotografuar votën të konsiderohet krim.

Argumentim:

Për fotografimin e votës është parashikuar
aktualisht vetëm kur kjo bëhet nga presioni i ngarkuar me zgjedhjet, pra nga
komisionerët. Për votuesin nuk ka asnjë të parashikuar.

Në këto kushte paraqitet propozimi i mësipërm
si ndryshim i nenit 327 të Kodit Penal. Qëllimi në këtë rast është ruajtja e
garantimi i fshehtësisë së votimit.

 

Transparenca financiare e partive politike në
zgjedhje.

Propozomi:

Mos deklarimi, deklarimi i rremë apo moskthimi
i parave në buxhet, që rezulton nga auditimi i KQZ mbi zgjedhjet e shkuara e ndalon
partinë të regjistrohet si subjekt zgjedhor.

Mos-deklarimi i shpenzimeve të kryera pas çdo
aktiviteti politik, brenda 24 orëve nga aktivitetit si dhe burimin e parave, që
mbulojnë atë aktivitetet, duhet të dënohet me gjobë deri më ç’regjistrim të partisë
nga pjesëmarrja në zgjedhje. Çregjistrimi merret si masë në rastet të
përsëritura.

 

Argumenti:

Propozimi vjen në përgjigje të shqetësimit të
përsëritur të opinionit publik të vëzhguesve të huaj.

Financimi i zgjedhjeve është temë e mprehtë
prandaj dhe propozimi ynë është mjaft i rreptë.

Ne propozojmë transparencën për çdo aktivitet
zgjedhor. Deklarimi i shpenzimeve të aktiviteteve dhe të burimit të tyre është
detyrim që shmang çdo koment dhe sqaron në kohë reale burimet e financimit.
S’ka përse të fshihet ky element. Kjo masë e disiplinon njëherë e mirë këtë
veprimtari të diskutueshme të partive politike.

 

Konkurrimi i partive me lista shumë-emërore të
hapura.

 

Propozimi:

Në nenin 163 paragrafi i pestë duhet të
ndryshojë si vijon: Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e
mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ përcakton mandatet
nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve sipas
rezultateve të votimit duke filluar nga kandidati që ka mbledhur më shumë vota.

Pika 6 e nenit 163 duhet të shfuqizohet
(parashikon të drejtën e kryetarit të partë për të qenë në më shumë se një
listë votimi).

Këto ndryshime diktojnë amendamentin dhe të
dispozitave që parashikojnë fletën e votimit, në mënyrën e votimit, administrimin
dhe nxjerrjen e subjektin politik ashtu dhe për kandidatin e listës për çdo
subjekt.

 

Argumenti:

Listat e hapura apo të mbyllura është një
debat që ka lindur që me ndryshimin e sistemit zgjedhor. LSI ka mbajtur
gjithmonë qëndrimin që partia ka vetëm të drejtën e futjes në listë të
kandidatëve. Ndërsa renditjen e tyre e përcakton votuesi. Pra votuesi që vendos
të votojë për një parti, duhet të zgjedhë kandidatin që preferon më shumë nga
lista e asaj partie. Kjo masë shton masën e demokracisë direkte duke e lidhur
me shumë të zgjedhurin dhe zgjedhësit e tij, por edhe kufizon pushtetin
diskrecional të partive dhe kryetarëve të tyre.

 

Transferimi i votuesve. (Lista e zgjedhësve)

 

Propozimi:

Neni 46 pika 1 fjalia e parë duhet të
riformulohet si më poshtë:

Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë
qendrore votimit dhe përmban të gjithë zgjedhësit që deri në datën e shpalljes
së dekretit të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare
apo vendore) kanë vendbanimin e regjistruar në RKGJC në atë zonë qendre
votimit.

 

Argumenti:

Ky propozim lind nisur nga përvoja tepër
negative e vënë re gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ku zgjedhës nga
qytetet të tjera u transferuan në bashkitë e ndryshime duke ndikuar në mënyrë
abuzive në ndryshimin e rezultatit.

 

Të përshpejtohet nxjerrja e rezultatit të
zgjedhjeve duke shtuar grupet e numërimit.

 

Propozim:

Kodi ka parashikuar 90 ZAZ dhe në çdo ZAZ ka
një vend të numërimit të votave. Shtimi i numrit të vendeve të numërimit
kondicionin shtimin e numrit të ZAZ pasi ato janë përgjegjës që nga votimi deri
në nxjerrjen e rezultatit.

Për këtë duhet të ndryshojë aneksi 1 i Kodit
Zgjedhor i cili ka parashikuar ndarjen e territorit në 90 ZAZ.

Propozojmë krijimin e 200 ZAZ sipas ndarjes
përafërsisht 20.000 zgjedhës. Teorikisht për çdo ZAZ të cilave do t’i
korrespondohet nga një VNV.

 

Argumentim:

Është me rëndësi të jashtëzakonshme nxjerrjen
sa më parë e rezultati të zgjedhjeve. Tej zgjatja në procesin e numërimit sjell
rritjen e pasigurisë dhe humbjen e besimit të publikut në zgjedhjet e lira e të
ndershme.

Në kushtet kur opsioni i numërimit të votave
në qendrën e votimit nuk konsiderohet (ku në fakt do të ishte opsioni më i
mirë) shtimi i grupeve të numërimit, mbetet opsioni realist.

 

Heqja e KQZ si shkallë e parë e shqyrtimit të
ankesave zgjedhore.

 

Propozim:

Shfuqizim i pjesës së 10 të Kodit Zgjedhor e
cila parashikon ankimin në KQZ për të gjitha llojet e vendimeve. Kjo kërkon
mendimin e disa dispozitave të tjera. Qëllimi është shmangia e ankimit
administrativ në KQZ dhe ankimi drejtë për drejtë nga çdo subjekt në Kolegjin
Zgjedhor.

Argumentim:

Në kushtet kur të gjitha ankesat pa përjashtim
nga KQZ shkojnë në Kolegj, si dhe në kushtet kur KQZ vendimet i ka në shumicën
e rasteve 4me3, besojmë se është humbje kohe ankimi në KQZ. Prandaj subjektet
zgjedhore mund të ankimojnë pretendimet e tyre direkt në Kolegj. Kështu
eliminohet vonesat e panevojshme dhe shkurtohet mjaft koha për të mbyllur
rezultatin e zgjedhjeve.

 

                        Për
grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim

                                                            Kryetari
i Grupit

                                                            Petrit
Vasili