Ambasadorja Yuri Kim pas takimit me kryetaren e KED : Ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme

43
Sigal

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yrui Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e KED-së, Vitore Tusha.

Kim shkruan se Vitore Tusha, e cila është dhe kryetare e KED, ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

“SHBA do vazhdojë mbështetjen e saj në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan më tej Kim.

“Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e KED, që mundësoi funksionin e Gjykatës Kushtetuese. Tusha ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetjen e saj në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan ambasadorja Kim.

Ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.