LSI Durrës/ Cahani : “Rilindja” po përsërit hilenë e vjetër elektorale duke shtuar numrin e punonjësve përpara zgjedhjeve

331
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Lirim Cahani, Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës, ka denoncuar punësimet elektorale që janë duke u bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës.

“E tmerruar nga largimi i saj i sigurtë, “Rilindja” po përsërit hilenë e saj të vjetër elektorale duke shtuar numrin e punonjësve pak javë përpara zgjedhjeve, për t’i marrë me detyrim votat atyre dhe familjeve të tyre. E pas zgjedhjeve, siç ka bërë gjithmonë, do i flakë sërish në rrugë.”, – shprehet Cahani në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

SKANDAL/ Punësime elektorale në Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave në Durrës.
E tmerruar nga largimi i saj i sigurtë, “Rilindja” po përsërit hilenë e saj të vjetër elektorale duke shtuar numrin e punonjësve pak javë përpara zgjedhjeve, për t’i marrë me detyrim votat atyre dhe familjeve të tyre.
E pas zgjedhjeve, siç ka bërë gjithmonë, do i flakë sërish në rrugë.
Së fundmi në Durrës po shtohen çdo ditë të punësuarit partiako-elektoral jashtë profili në borderotë e Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave. VJEDHJE flagrante e buxhetit të shtetit dhe taksave të Shqiptarëve të ndershëm që po shpërdorohen për mashtrime elektorale.
Më 25 prill, të gjithë së bashku, të largojmë sektin korruptiv dhe abuziv të “Rilindjes” e të kemi njê qeverisje të përgjegjshme e cila hap vende punë të reja e të qendrueshme, duke u bazuar mbi meritokracinë dhe profesionalizmin.
Më 25 prill të gjithë së bashku për NDRYSHIMIN E MADH.
Lirim Cahani
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI