Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Votuesit shqiptarë nuk meritojnë kandidatë me të shkuar kriminale. Tom Doshi të mos jetë në listë për deputet

241
Sigal

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter, një status, ku thotë se votuesit shqiptarë meritojnë më tepër në zgjedhje, se sa kandidatë si Tom Doshi. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim shkruan: Ndërkohë që autoritetet zgjedhore shqiptare përgatisin zgjedhjet, është me vlerë të rikujtojmë këtë deklarat (designation), e cila u bë nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, pas kqyrjes me kujdes të informacionit. Votuesit shqiptar meritojnë më mirë se kaq!

Ambasadorja Kim ka shpërndarë edhe deklaratën e Sekretarit të Shtetit për Tom Doshin, ku ai shpallet person i padëshiruar në SHBA, sëbashku me familjen e tij. Pas kësaj shpallje, Doshi nuk mund të hyjë në territorin e SHBA-ve. “Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara” – shkruhej në deklaratën ndaj Doshit. Kujtojmë se Yuri Kim ka bërë deklarata të shpeshta, lidhur me dekriminalizimin dhe ka kërkuar që partitë të mos fusin në listat zgjedhore persona të inkriminuar. Por, në rastin e Tom Doshit, Kim e ka përmendur atë publikisht, nisur nga informacionet që ambasada dhe qeveria e SHBA ka për të. Tom Doshi, aktualisht deputet i Partisë Socialdemokratike dhe aleat I kryeministrit Rama, ndërsa më para ka qenë deputet i Partisë Socialiste.