Ambasadori hungarez: Pa u kryer Vetingu, Shqipëria s’mund të bëjë asnjë hap drejt BE-së

559
Drejtësia dhe Vetingu ishin kryefjalë e deklaratës së ambasadorit hungarez në Tiranë, Antal Heizer. Gjatë një vizite në Shkodër, ai u shpreh se Vetingu është në interes të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj drejt BE. “Vetingu është në interesin tuaj, në interesin e Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të bëjë hapa para për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian pa përfunduar Vetingun. Shpresoj që Parlamenti i ri do ta shpejtojë atë. Kështu që mendoj se gjërat janë në rrugën e duhur, ndoshta jo aq shpejt sa ne do të dëshironim, por janë në drejtimin e duhur“, u shpreh ambasadori Antal Heizer. Ky është apeli i radhës i një diplomati që kërkon hapa më të shpejtë në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë. Drejtësia shihet si çelësi kyç për integrimin e vendit.
Sigal