Ambasada e SHBA: Edicioni i javës “Pyet Konsullin” në shërbim të qytetarëve shqiptarë

463
Ambasada e SHBA-së në Tiranë në shërbim të qytetarëve që janë të interesuar të vizitojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara u vjen në ndihmë me edicionin e kësaj jave “Pyesni Konsullin”. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërdarë në faqen e saj Facebook pyetesorin e komunikimit, ku shprehet:“Mirë se vini në edicionin e kësaj jave të “Pyesni Konsullin”! “Pyesni Konsullin” është një përmbledhje pyetjesh dhe përgjigjesh të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me tema në interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe të përditësuar”.

“Pyetjet për Seksionin Konsullor mund të depozitohen në anglisht ose në shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni Pyetjet e Shtruara më Shpesh në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane, http://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html Ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve që tashmë janë tek Pyetjet e Shtruara më Shpesh. Ju lutemi, vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat apo identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve. Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje që ka lidhje me një rast personal vize tek [email protected].” shprehet ambasada e SHBA-së.
Sigal