Meta mirëpret Ambasadorin e Malit të Zi: Mbështesim Malin e Zi në proçeset integruese

442
Sigal

 Gazeta Telegraf/


Kryetari i
Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Malit të Zi në Shqipëri,
z. Dusan Mrdovic me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy
vendeve fqinje, procesit të integrimit evropian për vendet e rajonit dhe mbi
bashkëpunimin ndër-parlamentar.

Kryetari i
Kuvendit, z. Meta i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Mrdovic në Shqipëri dhe vuri
në dukje se Shqipëria krenohet me modelin e fqinjësisë së shkëlqyer që gëzon me
fqinjin e saj Malin e Zi. Në këtë drejtim, z. Meta theksoi se intensifikimi i
marrëdhënieve ndërparlamentare do të jetë në funksion të përmirësimit të
bilancit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve duke maksimizuar konkretisht
potencialet e mëdha që ekzistojnë.

Ambasadori i
Malit të Zi, z. Dusan Mrdovic, shprehu mirënjohjen për ratifikimin e shpejtë të
protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të
Shqipërisë dhe vuri në dukje se marrëdhëniet historikishit të mira mes dy popujve
tanë duhet të konkretizohen përmes projekteve të përbashkëta infrastrukturore e
shkëmbimeve tregtare, ashtu siç është konfirmuar edhe prej Procesit të
Berlinit.

Në përfundim, z.
Meta nënvizoi se Shqipëria e mbështet plotësisht progresin e Malit të Zi në
proceset integruese euro-atlantike duke vënë në dukje se dy vendet fqinjë kanë
të njëjtin destinacion, atë të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.