Sërish shkelje në Bashkinë e Vorës, Bregu : Kryetari i bashkisë Vorë, ka vendosur që deri sa të largohet të sfidojë SPAK-un dhe KQZ-në

773
Sigal

Ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vojo Bregu ka denoncuar sërish shkelje të Kryetarit të Bashkisë Vorë.

“Kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, ka vendosur që deri sa të largohet nga detyra të shkelë të githë ligjet e mundshme, duke sfiduar së pari KQZ, dhe së dyti SPAK-un. Vendimi Nr. 7, datë 19.01.2021 “Për shkarkimin e administratorit të shoqërisë ujësjellës-kanalizime Vorë”, dhe vendimi Nr. 5 datë 20.01.2021 “Për emërimin e administratorit të shoqërisë Ujësjellës-kanalizime Vorë”, janë të pavlefshëm për shkak të ligjit në mbështetje të të cilit ata kanë dalë, si dhe në kundërshtim flagrant me vendimin nr. 9, datë 24.12.2020.”, – shprehet Bregu në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, ka vendosur që deri sa të largohet nga detyra të shkelë të githë ligjet e mundshme, duke sfiduar së pari KQZ, dhe së dyti SPAK-un.

Vendimi Nr. 7, datë 19.01.2021 “Për shkarkimin e administratorit të shoqërisë ujësjellës-kanalizime Vorë”, dhe vendimi Nr. 5 datë 20.01.2021 “Për emërimin e administratorit të shoqërisë Ujësjellës-kanalizime Vorë”, janë të pavlefshëm për shkak të ligjit në mbështetje të të cilit ata kanë dalë, si dhe në kundërshtim flagrant me vendimin nr. 9, datë 24.12.2020.

Konkretisht në të dy vendimet thuhet: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 213 e vijues të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregëtarët dhe shoqëritë tregëtare”, të shkronjave “a” e “b”, të nënndarjes 1, të pikës 3, të nenit 10, dhe pikës 3, të nenit 70 e vijues të ligjit Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Nëse i referohemi nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ky nen nuk ka asnjë lidhje me vendimet ne fjalë. Neni 100 i Republikës së Shqipërisë, përcakton se :

  1. Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore.
  2. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të

ministrit përkatës.

  1. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.
  2. Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga

Kryeministri dhe ministri propozues.

  1. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzim.

Gjithashtu ligji Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, është shfuqizuar me ligjin Nr. 139 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, konkretisht nenin 96 “shfuqizime”, i cili përcakton se: “Ligji nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme, si dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.”.

Pra, kemi dy vendime të paligjshme, të motivuara politikisht.

Ujësjellësi në bashkinë e Vorës, është thjesht plaçka e rradhës e Rilindjes në këtë bashki.

P.S. E këshilloj miqësisht kryetarin e pazgjedhur, që të mos falsifikojë shkresat si ai që e ka vënë, sepse, në vend të një vepre penale që ka kryer, atë të ” Shpërdorimit të detyrës”, më pas do ti duhet të përgjigjet dhe për atë të

” Falsifikimit të dokumenteve”.