Ambasada e SHBA dënoi protestën, Lubonja: S’duhet marrë seriozisht. Lu dhe Vlahutin kanë vënë bast

688
Analisti Fatos Lubonja ka folur për zgjedhjen e Kryeprokurores së re të Përkohshme të Shqipërisë vetëm me votat e maxhorancës. Në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja tha se ky proces ishte një dështim dhe këtë sipas tij e tregoi fakti që ‘kryeprokurorja e re doli si ushtar dhe tha atje betohem pa pasur asnjë pikë ndërgjegje’.
Lubonja doli kundër ambasadës së SHBA-ve dhe deklaratave të saj për dënimin e dhunës duke thënë se ishte mungesë sinqeriteti dhe reflektimi. Analisti foli për një bast të dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për reformën në drejtësi por në fakt sipas tij po ndihmojnë instalimin e një regjimi.
“Kjo deklaratë është një mungesë e qartë sinqeriteti dhe reflektimi dhe përgjegjshmërie e ambasadorit Lu i cili prej kohësh ka vënë bast për reformën në drejtësi dhe bën sikur nuk e shikon dështimin e saj. Por në thelbin e vetë mendoj se ambasadori Lu dhe Brukseli, Vlahutin kanë vënë bast që ta paraqesin këtë reformë në drejtësi si një hap i madh dhe po ndihmojnë instalimin e një regjimi, të tre bandave. Kjo prokurori e kapur do përdoret nga dy bandat e tjerë. Më tragjikja është që këtë proces ndërkombëtarët duan ta paraqesin si ecje para e Shqipërisë. Është një dështim që i bashkohet shumë dështimeve të tjera. Ambasadorit Lu do i kujtoja që në një shtet si SHBA, një psikopat, një kryetar shteti siç është Trump mund të heqë kreun e CIA-s imagjinoni çfarë ndodh në Shqipëri ku institucionet janë delikate. Ajo deklaratë nuk duhet marrë seriozisht, shqiptarët duhet të bëjnë me kokën e tyre. Ose nuk dinë asgjë ose bëjnë sikur nuk dinë asgjë. E kemi provuar edhe me ambasadorin Arvizu që donte të sillte armët kimike këtu. Nuk është hera e parë që ambasadorët dëmtojnë interesin e shqiptarëve”, deklaroi Lubonja.
Sigal