Ambasada e SHBA: Çështja CEZ, u takon autoriteteve shqiptare

492
Sigal
Një ditë më parë kryetari i Kuvendit Ilit Meta mbështeti kërkesën e ish-kryeministrit Berisha se për skandalin e CEZ duhet një hetim ndërkombëtar me prokurorë të SHBA-ve. Kjo pasi sipas tij, SHBA-të nuk janë të përfshira në këtë skandal, dhe hetimi do të ishte i paanshëm. Lidhur me këtë deklaratë, në interes të medias, ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson se përgjegjës për hetimin e çështjeve që ndikojnë popullin shqiptar janë vetëm policia dhe prokuroria shqiptare. 

Po kështu ambasada amerikane thekson se SHBA i mbështet institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, përmes ekspertëve të OPDAT. Nëpërmjet zyrës së OPDAT, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit. Më tej ambasada shprehet se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre”.
NOA