ISIS kërcënon Rusinë: Do t’ua presim kokën ushtarëve rusë

488
“Do të presim kokat e ushtarëve rusë”. Përmes një predikuesi xhihadist në Raka, Shteti Islamik ka paralajmëruar ushtrinë e Kremlinit në prag të përfshirjes së madhe të Moskës në luftën ndaj ISIS-it. Kështu konfirmon Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri. “Ardhja e rusëve në vendin e Levantit (Sham, emri islamik për Sirinë), ka detyruar ushtarët e Kalifatit, të cilët mezi presin orën për të parë ushtarët rusë për të mbledhur kokat e tyre dhe prerë fytin e tyre”, – ka pohuar predikuesi. “Rusia do të dështojë në Levant, siç ka humbur në Afganistan”, – ka thënë ai.
Ndërkohë Palestina është e gatshme të mbështesë nismën e presidentit rus Vladimir Putin për të krijuar një koalicion të përbashkët kundër ISIS-it. Kështu u shpreh presidenti palestinez Abu Mazen për agjencinë e lajmeve ruse “Interfax”, ku ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë. “Jemi të gatshëm ta mbështesim këtë nismë, ne jemi kundër terrorizimit dhe ekstremizmit, kemi qenë gjithnjë në favor të paqes dhe të zgjidhjes politike në Siri”, – ka shpjeguar ai.
Sigal