Greqi/ Bie ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19

337
Sigal

Greqia ka shënuar ulje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe të të prekurve nga COVID-19 dhe mesa duket tashmë është drejt fitores së betejës ndaj virusit.

Ka shkuar në 2,145 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi, ku 31 raste të reja janë konfirmuar sot, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 99, pasi sot është rregjistruar edhe 1 viktimë të tjetër nga COVID-19. Mediat greke bëjnë me dije që 73 persona janë në gjendje të rëndë. Raportohet se ata janë në terapi intensive dhe në gjendje kritike për jetën.

Mosha mesatare e të prekurve në Greqi është 57 vjeç dhe 62% e tyre janë meshkuj. Gjithashtu bëhet me dije se shumica nga viktimat e shkaktuara nga koronavirusi janë meshkuj.

Sakaq, kujtojmë se Qeveria Greke vazhdon me masat në vend, pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten dhe është ndaluar i gjithë transporti josencial dhe lëvizja e njerëzve. Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha se grekët do të lejohen të shkojnë vetëm në punë, të blejnë ushqim ose ilaç, të vizitojnë një mjek, të ecin me një kafshë shtëpiake, të ushtrojnë vetë ose në grupe prej dy vetash. Ata duhet të kenë një letërnjoftim dhe arsyeja e lëvizjeve të tyre duhet të konfirmohet nga punëdhënësi i tyre ose nga vetë ata.