“Analizat për Covid-19 në 20 qendra laboratorike”, Tritan Shehu: Mjafton të liberalizohen dhe qytetarët të rimbursohen

308
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se qeveria jep sinjale për një strategji të re testimesh të shumta për qytetarët, duke nënvizuar se kjo është kërkuar nga opozita prej ditësh.

Sipas Shehut, Shqipëria ka kapacitet për të prekur analizime të tilla në të paktën 20 qendra laboratorike dhe se qeverisë i mjafton të liberalizojë procedurat dhe të rimbursojë qytetarët.

Reagimi i plotë: 

«Kthesa» nuk merret me belbezime kopjeje, por me strategji aktive!

Po vijne nga qeverisja disa sinjale “timide” per nje “strategji te re” testimesh te shumta, te cilat ne prej javesh po i kerkojme si dalje nga Strategjia pasive e kalim ne ate aktive te OBSh: test, test, test, identifikim, izolim, mjekim, baze kjo dhe per “hapjen”.

Ju thame se per kete duhet vendosur ne rolin e tij mjeku i familjese, Qeveria mbasi nenqeshi, e vendosi me ne fund ate ne “call center”!!!

Kur ne i shpjeguam se kjo strategji e re testimi te gjere virusologjik me PCR dhe imunologjik per IGG e IGM, kerkon aktivizimin e te gjithe resurseve laboratorike, ju sekuestruan materialet..!

Ku ne ju treguam konkretisht edhe se ku jane strukturat laboratorike per se paku dhjete fishimin e ekzaminimeve me PCR, ju i cuat policin!

Ndërsa per metodat imunologjike, qe keto dite jane shtuar fluturimthi ne bote nga imunokromatografia e deri te ELISA, kur ju shpjeguam se mund te realizohen ne vendin tone ne se paku ne 20 qendra laboratorike, mjafton te liberalizoni procedurat e te rimbursoni qytetaret…mallkuat!

Tashme fillojne ta artikulojne si Zhvejku domosdoshmerine e “shtimit te testimeve”!

Duhet te jemi te qarte, ne nuk kerkojme autoresine, kerkojme qe te dilet nga kjo “guacke” centraliste, jo transparente, blokuese per te bere ate qe duhet dhe per te kaluar neser ne nje “hapje”, ashtu si po vepron “Bota e zhvilluar”!

Vetem keshtu duke vepruar me qartesi e energji, do te mund te kontrollojme epidemine si dhe te “pajisim” qytetaret tane me ”pasaportat” imunologjike, sot objektiv kudo.