Alibeaj: Rama nuk e ndal grabitjen as në kohë pandemie, prandaj nuk e do bashkëpunimin me opozitën

274
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar qasjen e Edi Ramës i cili as në kohën e pandemisë nuk heq dorë nga tenderat korruptivë.

‘Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja të klasifikuar si “sekret”.

Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza.

Pikërisht në këtë situatë Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi.

Ndaj për këte Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjekët e infektuar, për fasoneritë që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetarëve.

Si cdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi cdo interes partiak.

Shihni videon e mëposhtme për të kuptuar se cili ka qenë qendrimi i opozitës dhe cili i Edi Ramës gjatë kësaj kohe.’