Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë

330
Sigal

Lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë Ahmeti ku ka thënë se është e vërtetë që do të shkojë në Hagë.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj.”- ka thënë Ahmeti.

Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.

Kujtojmë se Gjykata Speciale javën e kaluar  për katër ditë me rradhë ka intervistuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.

Prokuroria Speciale ka dërguar aktakuzën për më shumë se 100 krime lufte ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.