Gazeta Telegraf/
Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para parlamentit
kundër ligjit të importit të mbetjeve, ku në mënyrë simbolike aktivistët kanë
iu kanë vënë zjarrin fshesave dhe i kanë hedhur para Parlamentit duke u
shprehur se, “plehrat politike jane me të rrezikshme se plehrat urbane”.
“Mafia ka blerë votat e mazhorancës
socialiste. Miliona euro ryshfete për aprovimin e importit të plehrave.
Shqipëria po mbulohet nga plehrat dhe hashashi. Importi i plehrave rrezik për
jetën dhe shëndetin”, kanë dekalruar përfaqësues të AK.
Ata e kanë emërtuar aksionin e tyre
“operacioni fshesa” me misionin “Të pastrojmë Shqipërinë nga plehrat politike”.