Albin Kurti uron Vjosa Osmanin, falënderon të gjithë deputetët që votuan

198
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës. Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka falënderuar po ashtu edhe deputetët që mundësuan zgjedhjne e presidentit të ri.

“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për të zgjedhur Presidentin e ri. Tani kemi përfunduar krijimin e institucioneve tona dhe kemi hyrë në një fazë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen si Presidente e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Vjosa Osmani është zgjedhur sot Presidente e Kosovës, në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës ku nga 82 deputetë të pranishëm mori 71 vota.