Presidenti Meta uron Vjosa Osmanin: Shpreh gatishmërinë të plotë për bashkëpunim të ngushtë!

209
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta thekson se Presidentja Osmani në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetin mes të gjithë qytetarëve dhe do të çojë më tej bashkëpunimin ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Urimet më të sinqerta Vjosa Osmanit me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona.

Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës.