Akuzat ndaj Ramës, Paloka ankimon në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë

224
Paloka dorëzon kërkesën ankimore në Kushtetuese, pas pretendimeve se Gjykata e Lartë nuk pranoi provat e palës së paditur nga kryeministri Rama për akuzat dhe denoncimet e bëra prej kreut të grupit të parlamentar të PD-së, Edi Paloka në drejtim të tij.
“Kam ankimuar vendimin e gjykatës, të ndërmarrë nën presionin dhe represionin e pushtetit të kryeministrit. I qëndroj deklaratave të bëra dhe, pavarësisht se Gjykata e Lartë nuk na i pranoi provat, ato shpresoj të shqyrtohen në Kushtetuese. Qeveria po ushtron presion mbi drejtësinë dhe Gjykata e Lartë është tërësisht nën dhunën dhe presionin e Ramës dhe qeverisë së tij. Shpresoj tashmë që Kushtetuesja të jetë më e lirë nga presioni i kryeministrit, por gjithsesi, edhe nëse nuk do të jetë, ne do të shkojmë deri në Strasburg për të kërkuar të drejtën tonë, aty ku realisht mbrohen të drejtat e njeriut”, tha Paloka. Akuzat e bëra nga kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka kanë të bëjnë me lidhjet e kryeministrit Rama me grupe mafioze në vend.