Akuzat e Kryemadhit/ Kryeministri u tall me një njeri me problem mendore, 51 personat humbën jetën për faji të tij

446
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi adresoi kritikat kryeministrit Rama për mosmenaxhimin e situatës pas tërmetit

U tall me një njeri me defiçenca mendore, 51 personat vdiqën për faj të tij

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbrëmë në një intervistë televizive ka komentuar mungesën e saj në terren gjatë ditëve të gjendjes së emergjencës për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas Kryemadhit, ajo nuk kishte mundur që të dilte në terren pasi nuk donte që të bënte propagandë me fatkeqsinë e shqiptarëve.

Kryemadhi: Lotë krokodili të Ramës

Kryemadhi ka kritikuar edhe kryeministrin Edi Rama për shfaqjet e tij gjatë ditëve të tragjedisë dhe bashkëbisedimit me qytetarët. “Nuk ndjej më mëshirë Edi Ramën por për shqiptarët. 51 viktimat vdiqën për faj të Edi Ramës. Monika Kryemadhi që të shajë me lot krokodili, që të filmojë varre të hapura nuk ka për ta bërë derisa të vdesë. Nuk e përdor fatkeqsinë e shqiptarëve për propagandë politike. Normal që mediat e Edi Ramës nuk i japin deputetët e opozitës por ERTV live gjatë gjithë ditës. Si bisedon Rama me një qen, si tallet me një njeri me defiçensa mendore, shfrytëzon fëmijët duke i nxjerrë Ronaldon. Ndjehem përgjegjëse që i kam dhënë këtij vendi me votë një kryeministër si Rama. Ky është Edi Rama. Politikë kemi bërë në çdo moment, por jo propagandë.

Kryemadhi: Unë nuk bëj propagandë me fatkeqësinë e shqiptarëve

Unë nuk bëj shoë dhe politikë mbi fatkeqësinë e qytetarëve shqiptarë. Kështu është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Më e rëndësishme u shpreh Kryemadhi është se çfarë do të bëhet me qytetarët e prekur nga tërmeti sesa sa herë del ajo në televizor. Kryemadhi tha se ka qenë pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti por nuk e ka bërë publike.

Kryemadhi: Edi Rama përgjegjës për viktimat e tërmetit, u lajmërua në për mosfunksionim e Emergjencave Civile

Kryeministri i vendit, Edi Rama është përgjegjës për mosveprim me dashje dhe është fajtor për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe shtoi se qeveria shqiptare është lajmëruar në 2014 nga United State European Common se emergjencat civile nuk funksionojnë. Një raport me 111 faqe dhe nuk është lëvizur as gishti u shpreh Kryemadhi.  “Z. Rama është përgjegjës për mosveprim me dashje. Këtu kam një raport të United State European Common, që në 2014-n ka njoftuar qeverinë shqiptare për mosfunksionimin e emergjencave civile. Është 111 faqe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është lëvizur as gishti. Shqipëria është e pajisur me 12 kamera të terminimeve të viktimave nën rrënoja, kur Shqipëria ka marrë pjesë në këtë sistem dhe vetëm një muaj më pas ka ndodhur tërmeti. Pajisjet që janë përdorur në trajnim nuk janë përdorur në momentin e emergjencës. A e dini ju dhe shqiptarët vdiqën për mosfunksionim të zjarrfikëses, të një autoshkalle të zjarrfikëses që është 54 metra e gjatë? Zjarrfikësja që është blerë me paratë e Bankës Botërore, 960 mijë euro, është 54 metra e gjatë sa gjysma e stadiumit Air Albania, sepse disa orë ka ndenjur e batuar shtëpia e familjes Lala. Normale që fëmijët e vegjël nuk mund të dilnin, duhej një shkallë horizontale për ti nxjerr. Por u turrën te hotelet e miqve të Edi Ramës”.