Ministri Arben Ahmetaj e merr vesh në studio që qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore

634
Sigal

Arben Ahmetaj është emëruar nga kryeministri Edi Rama ministri përgjegjës për përballimin e situatës me koronavirusin në Shqipëri.

Kjo nënkupton që zyrtari i qeverisë duhet të jetë më i informuar, pas kryeministrit, për aktet ligjore dhe pjesën e operacioneve financiare për përballimin e situatës.

Edhe pse shpallja e gjendjes së fatkeqësisë është botuar në Fletoren Zyrtare, ministri e mori vesh këtë akt ligjor në emisionin ‘Opinion’ në gazetari Blendi Fevizu.

Video më poshtë tregon momentin kur ministri u informua për vendimin e qeverisë ku bën pjesë.