Vdes 5 ditë pas dasmës 19-vjeçarja, burri në gjendje të rëndë. Policia jep detajet e para për ngjarjen

531
Sigal

Një çift i sapomartuar, vetëm 5 ditë më parë, janë vetëhelmuar për arsye ende të paqarta, duke bërë që nusja e re vetëm 19 vjeçe të humbasë jetën kurse dhëndri ndodhet në spital duke luftuar me vdekjen.

Policia ka reaguar me nje informacion paraprak ku thotë se 19 vjeçarja ka mbërritur pa shenja jetë në spital, duke mos u dhënë mundësi mjekëve të bëjnë gjë për të.

olsi rezarta3

Viktima quhet Rezarta Hajdari, ndërsa bashkëshorti i saj quhet Olsian Hajdari.

“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

cifti3