Ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçi, ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës në bashkëbisedimin me mediat. Kuliçi thotë se hedh poshtë me neveri deklaratat e ish-kreut të PD, për të cilin shprehet se e ka humbur besimin e demokratëve
“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj cdo deputet të bëjë publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht.”- shprehet Kuliçi.
Në bashkëbisedimin me mediat, Basha u shpreh se demokratët janë kërcënuar për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të thirrur prej tyre, duke përmendur emrin e Agron Kuliçit, si një prej përgjegjësve.