Çështja e plehrave toksike është shumë e qartë tani.
Qeveria e rilindjes nuk paska asnjë faj dhe asnjë lloj përgjegjësie.
Përgjegjësinē e ka Blomberg dhe shoqatat, që e denoncuan këtë aferë.
Qeveria s’ka asnje lidhje me ministritë, as me doganat dhe me asnjë institucion, qeveria eshte atje lart në qiell dhe zbret ne tokë vetëm kur do të marrë paratë e aferave.
Qeveria nuk ka asnje lidhje me shërbimet sekrete sepse informacioni nuk i duhet dhe ato jane porositur të mos informojnë.
Qeveria garanton me qejf te madh Porte, aeroporte dhe kufij tokësorë te shqyer ku mund te hyjë rehat rehat cdo lloj pisllëku botëror.
Qeveria ama garanton vetëm kontrollin e pasagjerëve se mos fusin ndonje stekë cigare apo kuti ilaçesh nga ato që qeveria nuk i sjell.
Qeveria nuk ” shqetëson asnjë, qê trafikon qindra ton plehra toksike dhe u garanton punë të qetë ne paqe dhe mirkuptim kujtdo që merret me pisllëqe të çdo soji e lloji.
Qeveria ama garanton kontroll deri ne bullonin e fundit qytetarëve, që blejne njē makinë private që të paguajnë taksat dhe tu dihet historia e makines per 40 vjet.
Shkurt e qartë Blombergu është fajtori i vetëm sepse e denoncoi botërisht këtë aferë.
Blombergut t’i vije “turp” që nuk merr shembull nga dhjetra media shqiptare që kane mbyllur gojën dhe ushqehen me para’ plehrash dhe inceneratorësh.
Turp akoma më i madh t’u vijë atyre shoqatave si i Basel Action Netuork dhe Drejtorit Ekzekutiv Jim Puckett, por edhe ‘Thailand Earth’, dhe Dejtorit
Penchom Saetang, që denoncuan aferën.
Gjërat ishin shumë mirë dhe porti i shqyer po punonte si sahat dhe gjithë këtë paqe e prishi Blombergu dhe shoqatat.
Ore po ç’punë kanë këta Blomberg etj qe flasin, qeveria e rilindjes do qetësi, nuk do që të lodhet me analiza e me kontrolle dhe të bezdisë aferaxhinjtë.
Plehrat toksike janë shumë lekë dhe qeverise së plehrave i pëlqejne shumë këto lloj lekësh që qelbin erë, ndaj Blombergu s’ka punë të fusë hundët dhe ti denoncojë.
Përfundimisht Qeveria e omertas nuk ka faj sepse ajo është deklaruar si qeveri plehrash, fajin e ka Blombefg, Basel Action Network dhe Thailand Earth, që hapin gojën dhe denoncojnë.






















