Gratë dhe vajzat, anëtare e simpatizante te Lëvizjes Socialiste për Integrim Shkodër, ne takimin e organizuar nen kujdesin e deputetit te Qarkut te Shkodres, Agron Çela, kane shprehur mbështetjen për Bardh Spahine, kandidatin e “Shtëpisë se Lirisë” për Kryetar te Bashkisë Shkodër ! Deputeti Çela tha se Bardh Spahia është njeriu për te cilin Bashkia Shkodër e ka te domosdoshme ta ketë qytetarin e pare te saj, pasi ka vizionin, vullnetin, besimin dhe përkrahjen e qytetare për te punuar ne te mirën e këtij qyteti. Duke ju referuar qindra grave e vajzave te pjesëmarrëse ne ketë takim entuziast, deputeti Agron Çela, theksoi se si këto janë edhe mijëra e mijëra votuese te LSI-se ne qytetin dhe fshatrat e Shkodres, te bindur për te votuar me 6 mars për Bardh Spahine ! Deputeti Çela nga ky takim, u beri thirrje te gjithë zgjedhësve te Bashkisë Shkodër, qe te votojnë me besim për Bardh Spahine ne votimet e 6 marsit, njeriun qe merr përgjegjësi me pune konkrete për zhvillimin e Shkodres, dhe jo me premtime boshe !