Agostin Marku: PS sot në përvjetorin e 29 të saj ka hijen e mortit, është parti e kastës të oligarkëve

29 vjetori i themelimit të Partisë Socialiste, 12 qershori 1991-2020

Krijimi i Partisë Socialiste dhe emancipimi i PS-së ka qenë një proces jo i lehtë. Nuk është bërë brenda pak kohesh. Vitet 1992-1996 kanë qenë shumë të vështira për PS-në. Koha vërtetoi që krijimi i PS-së kishte një rëndësi të madhe për vetë demokracinë

Sigal

Agostin Marku, ish themelues i PS-së

29 vjet më parë, me 12 qershor 1991, u krijua Partia Socialiste e Shqipërisë. Kohë relativisht e gjatë dhe e konsiderueshme, për historinë politikë të një Partie. Të një subjekti që është paragjykuar në mënyrën se si erdhi krijimi i saj dhe që për pak kohë arriti të jetë subjekti kryesor politik me rol vendimtar në demokratizimin e vendit. Pikërisht kjo forcë politike, kur ishte në kulmin e demokratizimit të saj dhe sidomos në mënyrën e funksionimit të strukturave dhe demokratizimit të saj, u grabit nga Ai që sot i mban fort vetëm emrin për të marr votat dhe që i pagëzoi një emër, që quhet “Rilindje”.  Si një nga pjesëmarrësit në diten e krijimit dhe dëshmitarë për një kohë të gjatë të të gjithë transformimeve demokratike të saj, ndjej thellë në vetvete detyrimin për të respektuar gjithë kontribuesit në këtë rrugtim të gjatë e të vështirë të këtij subjekti politik të së Majtës demokratike. Sikur gjërat të kishin shkuar ashtu siç duhej, jemi në kohën e duhur që përgatitja e një konference shkencore për mënyrën se si erdhi dhe u rrit kjo forcë politike, duke i shërbyer pse jo gjithë sistemit politik në Shqiperi. Por nuk ishte e thënë, sepse edhe kjo u shemb dhe nuk mbeti asgjë, ashtu siç shumë të mira dhe përvoja janë ndrydhe në këtë Shqipërinë e këtyre tridhjetë vitë të fundit të sistemit politik në Shqipëri. Krijimi i Partisë Socialiste dhe emancipimi i PS-së ka qenë një proces jo i lehtë. Nuk është bërë brenda pak kohesh. Vitet 1992-1996 kanë qenë shumë të vështira për PS-në. Koha vërtetoi që krijimi i PS-së kishte një rëndësi të madhe për vetë demokracinë. Fitoret e opozitës, siç i ka pasur PS-ja në vitin 1992 në zgjedhjet lokale, në vitin 1994 në referendumin  për Kushtetutën, janë fitorë që nga deminsionet dhe rendesia e balancimit politik nuk janë përsëritur më në historinë e politikës shqiptare. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 të bëra nga lidershipi PS së bashku me PD që kjo e fundit nuk mundi të arrijë me parë me votë popullore, qenë në kundërshtim me ato fitore të rëndësishme të PS-së. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhunimi kushtetues i votës së lirë dhe të votimit të listave të përcaktuara nga kryetarët e partive ka qenë me pasoja negative të mëdha dhe një kthim mbrapa në demokracine partiake. PS deri në vitin 2005 luajti një rol të rëndësishëm për strukturimin e institucioneve, u bënë ndryshime pozitive. Me humbjen e zgjedhjeve dhe pushtetit ne vitin 2005, PS-ja ndryshoi edhe lidershipin, pas dorëheqjes së liderit historik Fatos Nano. Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën  u përpoq të fitonte zgjedhjet në 2009, por ishte e pamundur, me tezën populiste dhe pa asnjë kuptim “përtej të majtës dhe të djathtës”. Në vitin 2013 PS i fitoi zgjedhjet vetëm me koalicion dhe në 2017 me një kontestim të madh, jo vetëm nga opozita, por dhe organizma ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve. Pikërisht kjo forcë politike, kur ishte në kulmin e demokratizimit të saj dhe sidomos në mënyrën e funksionimit të strukturave dhe demokratizimit të saj, u grabit nga Ai që sot i mban fort vetëm emrin për të marr votat dhe që i pagëzoi një emër, që quhet “Rilindje”

Nga 2005 deri në 2020 që janë 15 vjet pak më shumë se gjysma e historisë nga krijimi saj dhe në fakt qoftë për arritjet qoftë edhe për të metat e PS nuk ka edhe një analizë të vetme. Duhet theksuar se PS-ja (Rilindja) e Edi Ramës ndryshon në shumë aspekte nga PS-ja e vertetë. PS humbi armën kryesore të saj dhe si parti tradicionale, u përfshi pikërisht në këtë krizë të një partie tradicionale me elektoratin e saj tradicional, pra që është edhe  kriza e përfaqësimit.  Ndryshimet e bëra në PS në 15 vjeçarin e fundit kanë qenë të tilla sa që është bërë e mundur jo modernizimi dhe demokratizimi mëtejshëm i saj, por mbyllja e saj dhe monopolizimi nga një pakicë njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje ideore dhe programorë të saj. Ndryshimet kanë qenë tërësisht jo institucionale dhe jashtë çdo rregulli dhe morali politik. Kryetari i PS-së (Rilindjes) si rezultat ka ndryshuar gjithçka, deri larguar edhe personalitetet dhe njerëzit me autoritet moral dhe politik në këtë subjekt dhe që nuk janë më në strukturat e PS-së, por janë jashtë saj dhe një pjesë e madhe e tyre përndiqen dhe përsekutohen pikërisht sepse janë socialistë. Duke pasur parasysh se partitë politike duhet të kenë përfaqësim politik të një niveli të lartë, kjo përbën problematikën më të rëndë për PS-në. Përzgjedhja e ministrave, deputetëve dhe e përfaqesimit në teresi ja kalon edhe partive me program diktatorialo-monist. Kontradita që ka sot lidershipi i PS-së me elektoratin e majtë shihet qartë në mënyrën e sjelljes së Kryetarit aktual të rilindjes dhe premisa është të mos korrigjohet. Fatkeqësisht, sot e majta shqiptare nuk e  njeh debatin programor dhe as politiko-filozofik çka e ka bërë shumë të vështirë të krijojmë një strukturë të qëndrueshme për përplasjen e ideve. Tashmë dihet që pikërisht prej saj shumë parti të mëdha të së majtës që kanë pasur edhe personalitete të shquar brenda tyre, kanë pësuar disfatë, si në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Spanjë, Angli të cilat nga parti e parë dhe dytë në përfaqesimin politik kanë kaluar në parti periferike në përfaqësim dhe në vendosjen e fatit të pushtetit.  Duhet theksuar se PS-ja (Rilindja) e Edi Ramës ndryshon në shumë aspekte nga PS-ja e vertetë. PS humbi armën kryesore të saj dhe si parti tradicionale

A ka forcë “Rilindja” për të ripërtërirë vetveten dhe për t’u rikthyer pikërisht tek idetë dhe cilësitë programore të së majtës moderne, për të cilën lindi dhe i ushtroj PS për një periudhë kohë? Koha në keto 15 vitet e fundit na ka vërtetuar fatkeqësisht të kundërtën. Çdo zë  kritikë pavarësisht personazhit ka dështuar përballë autoratirizmit të Edi Ramës. Kështu këto përvjetoret e krijimit të PS tani i ka humbur edhe vlera reale dhe mbeten vetëm si kujtime për historinë dhe asgjë më shumë. Të gjithë ato qëndrestarë të PS tashmë nuk kanë edhe me të voglën hapësirë të jenë në gjirin e kësaj force dhe pikërisht se nuk kanë pranuar të klonohen dhe mbeten thjesht protagonist të një historie, që nuk ka arsye të kujtohet më pasi realisht PS nuk ekziston. Ndryshimet e bëra në PS në 15 vjeçarin e fundit kanë qenë të tilla sa që është bërë e mundur monopolizimin nga një pakicë njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje ideore dhe programorë të saj. Ndryshimet kanë qenë tërësisht jo institucionale dhe jashtë çdo rregulli dhe morali politik. Kryetari i PS-së (Rilindjes)  ka  larguar edhe personalitetet dhe njerëzit me autoritet moral dhe politik dhe një pjesë e madhe e tyre përndiqen dhe përsekutohen pikërisht sepse janë socialistë

Nuk mund të drejtohet një parti e majtë me koncepte të djathta dhe hibride. Politika është si bumarangu, përherë rikthehet e të bie në kokë. Kriza kërkon domosdoshmërisht një përfaqësim politik të nivelit të lartë intelektual. Ndryshe problemet do të jetë e vështirë të përballohen. Edi Rama as do t’ja dijë. Me arrogancën dhe pa përgjegjshmërinë që e karakterizon Ai do të vazhdojë drejt humneres, pasi gjithçka i ka bërë me koshiencë të plotë. Edi Rama transformoi PS-në nga parti idealesh në një grumbull amorf dhe pa shpirt dhe pushtet i dha disa tipave pa personalitet apo merita, banditë apo biznesmenë me pasuri të dyshimta.Edi Rama transformoi PS-në nga parti idealesh në një grumbull amorf dhe pa shpirt dhe pushtet i dha disa tipave pa personalitet apo merita, banditë apo biznesmenë me pasuri të dyshimta. Një grup njerëzish anonim qe nuk kan asnjë lidhje me PS-në

Një grup njerëzish anonim qe nuk kan asnjë lidhje me PS-në. Edi Rama sot ka krijuar një organizatë ku realisht përjashton mendimin ndryshe duke promovuar adoleshentet dhe të paaftit, ose askushët, që sot janë në krye të drejtorive, ministrive dhe shqiptarët vazhdojnë të gjejnë si rrugë shpetimi kurbetin dhe braktisjen e këtij vendi. Edhe slogani i tij “Shqipëria e gjeneratës tjetër” nuk është gje tjetër, veçse ky predikim që në fakt PS sot në përvjetorin e 29 të saj  ka hijen e mortit, Fatkeqësisht PS-ja është bërë një parti e sistemit, të kastës sunduese të oligarkëve të rinj, pra nuk është ajo partia që përfaqëson interesat e popullit dhe të vendit, por thjesht që do i sherbejë një kastë.  Këto të vërteta duhet t’i dijnë brezat, sepse PS me ata që i kane mbetur nuk ka me se çfarë të transmetojë.