Shoqëria Jonë ka me shumicë, Qorra nga Sytë dhe më shumë të Verbër nga Trutë, e hanë sapunin për djath, e sidomos turma me “spaleta” zyrtari -zgjyrtari, pa shirit qytetari!
Këto ditë edhe Meço Mishës i ishin ngritur kukujset. Sapo kish dëgjuar dhe të publikuar: Lidhjen e ish Presidentit I.M, nënëkuptuar dhe anatemuar Ilir Meta, me ish sigurimin e shtetit…
Gati sa të dilte nëpër qytet, e ta tundëte nëpër rrugë!…
Kemi dëgjuar filozofinë e lashtë, e “pasuruar” edhe me publikimin, shpifjen e ditës: “Shpif, shpif se diçka do të mbetet”! Ka plot që i hanë edhe këto dokërra, koqe kumbllash, kungujsh!
Po, i shpifuri ta shpif edhe me këto shpifje- tymnaja!
Tashmë pas 32 viteve doli në “dritë”, lidhja e Ilir Metës (IM) me ish sigurimin e shtetit?! Po, kur e ka nisur rrugëtimin e tij politik Ilir Meta?! Sot? Pas dy ditësh, kur la Kostumin e Presidentit dhe i nxorrën lidhjen, “hazine”?!
Qysh prej vitit 1990, edhe Ilir Meta ka qënë pjesë e lëvizjes, apo dhe e vithisjes së Shqipërisë! Dhe prej 32 vitesh është zgjedhur: Deputet, Ministër, Kryeministër, Kryetar Parlamenti, po edhe President!
Është i vetmi politikan, që ka ngjitur gjithë shkallët dhe postet më të larta të Shtetit. Dhe në gjithë këto garime, rrugëtim prej tri dekadash, ka kaluar në Sitë, Filtër nga institucionet, dhe ka rezultuar i pastër, edhe për verifikimin e këtyre lidhjeve, me ish sigurimin!
Institucionet, duke qënë edhe qytetar pa spaleta të larta, IM e kanë kontrolluar, futur në “Skaner” dhe kanë dhënë “OK”, për Pastërtinë e këtij Udhëheqësi!
Dhe sot u Ndoot?! Thua se i kanë mbylluar sytë për 32 vite, dhe pas kaq vitesh këto institucione për IM dje, pas dy ditësh që la detyrën, zhveshi kostumin e presidentit, zbuluan “Kutinë e Pandorës”, u zgjuan, kur është shpallur për: “Betejën e Stalingradit”, i shpifën të shpifurit lidhjen e tij me ish sigurimin?!…
Po, me inicialet IM, e pakta njihet edhe një deputet, me emër e mbiemër të njëjtë, e le më sa emra e llagap, me këto iniciale ka me dhjetra…. Edhe me emrin dhe mbiemrin e autorit, të paktëm njohim 3 persona, po rezulton edhe një tjetër!…
Kjo ngjan si një faturë aforfe, fallso sa dhe primitive, që s’u nxin fare syfetin, syfetsëzve, primitivëve, të shkarëve nga trutë: “Ta hajë kush ta hajë”!
Shoqëria Jonë ka me shumicë, Qorra nga Sytë dhe më shumë të Verbër nga Trutë: e hanë sapunin për djath, e sidomos turma me “spaleta” zyrtari -zgjyrtari, pa shirit qytetari!
Dhe nëse ka rezultuar i rekrutuar (spiun) i ish sigurimit të shtetit IM, dhe u “zbulua” pas 32 vitesh, fatura më e rëndë është në llogarinë e “Rilindje-Ripierdhies, për shkaqe të përligjuara dhe të pakontestuara, sepse: Themelet, Kolona, Ngrehina, dhe Çatia e saj rezulton e ngritur qysh nga themelimi, me elementë të tillë, të inkriminuar?!
Madje “Rilindja” dhe “Lideri Global”, ka ardhur në pushtet në vitin 2014, duke qënë në aleancë, me votat e LSI, pjesëz e së Mëngjërës, e themeluar edhe prej IM.
Dhe pa këtë aleancë; kurrë nuk mund të vinte në Pushtet, dhe pa këtë kurrë nuk mund të qëndrojë në pushtetin e Grabitur!
Madje Ilir Meta është ngjitur në gjithë poltronet më të larta të pushtetit si asnjë tjetër, duke qënë pjesë e kësaj Rilindje, i Rinovuar!
Dhe në të dy variantet e shpifura, edhe socialistët e thekur japin “pretencën”: “Kryeministri as me dorëheqjen, nuk e shlyen dot borxhin ndaj shqiptarëve, me plagët e shkaktuara shoqërisë, abuzimin me pushtetin, hasmërimin e rracës, urrejtjen, shpopullimin, varfërimin, degradimin dhe degjenerimin e shoqërisë në pika kujevënëse”!
A mund të deklarohet dhe besohet pas 32 vitesh një subjekt, autoritet madje i këtyre përmasave, i cili është paisur disa herë me “Çerfikatë Sigurie” nga instutucionet ligjore- dhe i pazbuluar nga spiunët, shpifësit, sekserët e sigurimit të sotëm?!
Shqipëria, Atdheu është i gjithë shqiptarëve dhe fati, e nesërmja është në dorën e gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë të përafruar edhe me standardet e pjesës së saj, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e le më me Europën që ëndërrojnë gjatë shqiptarët!…