Adriatik Dosti: Zgjohuni Shqiptarë! Të nisesh drejt Brukselit e të përfundosh në Beograd

338
Sigal

Absolutisht që firmosja e 3 memorandumeve të sotëm në Shkup nga ”trojka” sllave e antishqiptare Vucic-Rama-Zaev gjoja nën ombrellën e së nesërmes së një Open Ballkani të ri përbën aktin zyrtar të tradhëtisë së madhe kundër kombit e popullit shqiptar …

Jo Minishengen e Open Ballkan ta quajnë treshja e Novi Sadit dhe e Shkupit nismën e tyre por edhe sikur Parajsa Ballkanike ta etiketojnë cdo gjë tashmë është qartësisht e lehtësisht e kuptueshme se gjithcka është kundër interesave të shqiptarëve dhe con Ujë madje me shumicë në mullirin serbo-sllav…në Beograd

E ardhmja e Shqipërisë por edhe e krejt vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor do apo nuk do treshja e mësipërme është BE dhe Brukseli e jo Beogradi, e as Shkupi e as Tirana…

Të zemëruar me sa duket me BE e me një OK në xhep edhe nga Moska për t’ju kundërvënë asaj kësisoj me “inisiativa e nisma” të reja të kësaj forme e natyre treshja e mësipërme kërkon të sfidojë BE dhe si i themi popullorce ne shqiptarët në raste të tilla ….për inat të sime Vjehrre vete e fle me Mullixhiun …

Nëse BE është një Jugosllavi e madhe kjo e jona sot Open Ballkan është një Jugosllavi e vogël …kështu u shpreh sot Rama në Shkup pas nënshkrimit të memorandumeve me Vucicin e Zaevin…dhe më shkoqur se kaq mendja e tij e sëmurë nuk mund të shprehej dot lidhur me katrahurën në fjalë…

Dhe të mos harrojmë që ishte po ky Rama i djeshëm që kërcënonte BE se po nuk na i hapet derën …Rusia ja tek është pas derës tjetër…dhe aspak rastësisht rusët janë të vetmit ”turistë” që pas një vendimi të qeverisë së tij e firmës së tij hyjne e dalin në Shqipëri pa viza e si në Han të tyre …pa dyer e pa dritare…

Besoj se të gjithë shqiptarëve ju kujtohet fort mirë loja me vaksinat ruse të Covid 19 prej Ramës ku njëherë i quajti ”shaka të 1 prillit” e herën tjetër vajti vetë personalisht e i priti në mes të natës në Rinas [???]…

Mjaft te shihni me kujdes nivelin e marëdhënieve të gjithëanëshme e vecmas atyre tregetare dhe vlerën financiare mes tre vendeve që nëeshkruan sot memorandumet në Shkup për të kuptuar qartësisht se sa fallse dhe e gënjeshtërt dhe sa sa në favor të serbo-sllavëve e në dëm të shqiptarëve është marëveshja në fjalë… për të saktësuar që vecmas kjo lloj marëveshje është haptazi edhe një thikë pas shpine ndaj Kosovës e popullit të saj…

Historia ne shqiptareve me kete rast nuk ka se si te mos na kujtoje periudhen 1945-48 kur dashuria Enver-Tito e coi Shqiperine ne gremine e kur ish jugosllavet e rropen ekonomikisht fqinjin e tyre deri ne ate fare feje se ja rrokullisen ekonomine e tyre ne humnere teksa ju moren gjithcka te mire e me vlere qe kishin e ju derguan ca piskatore grash e byzylyke teneqeje… …

Serbia kurre nuk ka hequr dore nga enderra e saj shekullore…dalja ne Adriatik..e mesa duket enderren e saj kete radhe po kerkon ta beje realitet Rama i njohur vecmas per vitet e mjaltit e flirtet e tij pa fund me ish ministrin e propagandes se djeshme te kriminelit Milloshevic e presidentin e sotem te Serbise- Vucicin …

Sikurse Maqedonia ne rruget e se ciles ende degjohen britmat histerike Ubi -ubi Siftari [ vriteni – mbyteni shqiptarin] …qe ka kohe qe kerkon nje cope Port ne Durres e mesa duket Rama qe ja ka premtuar kete gje Zaevit sot jo me kot ishte ne Shkup e jo pa qellim firmosi memorandumet tre paleshe…

Loja e te treve e vecmas e dyshes Rama -Vucic eshte teper e rrezikeshme jo vetem per vete shqiptaret e serbet por per krejt vendet e popujt e Rajonit ne fjale…sepse e nesermja e tyre eshte e duhet te jete vetem BE e Brukseli dhe jo Beogradi e Tirana te dirigjuara nga Moska anti ballkanike e vecmas antishqiptare…

Nese kujtoni takimin e Rames ne Moske pak kohe me pare dhe biseden e tij te djallezuar me Dhelpren -Lavror …e gjitha kjo c’ka po ndodh sot me kete fare Open Ballkanin e sotem te Rame-Vucic-Zaevit natyrisht qe e ka nje fare ”kuptimi” ose perkthimi…

Ne vend qe kryeministri i Shqiperise te shkoje ne te njejten linje me politiken amerikane te sotme e me inisiativen euro-atllantike per ta detyruar Serbine e per ta bindur ate se vetem njohja e Kosoves eshte e nesermja e garantuar mes dy vendeve e i sherben paqes e perparimit ne Rajon… …e per ta bindur Serbine se loja me dy porta …edhe mire me Mosken por edhe mire me Washingtonin duhet te marre fund njehere e mire sepse eshte se pari ne dem te saj e me pas edhe te krejt Rajonit…po vazhdon te beje te kunderten duke i hedhur vazhdimisht benzine -zjarrit e duke ju fryre urave ende te ndezura te historive te djeshme tragjike ballkanike edhe me fort se c’duhet…dhe duke e tensionuar e bere situaten edhe me te frikeshme e me te rrezikeshme sa c’eshte ne realitet…

Ballkani e ka vendin ne BE…ne Europe sepse jo vetem qe i takon te jete atje por edhe sepse eshte zemra e nje pjese shume e rendesishme e historise shekullore te saj …cdo lloj lidhje e zgjidhje tjeter sidomos kur vjen nga serbo-sllavet qe i kane kusure jo te vogla historike Rajonit tone eshte e destinuar te deshtoje !

Kosova e hodhi poshte me neveri e vendosmeri nismen e Novi Sadit qe ne fillim…sikurse vendosmerisht edhe sot deklaroi publikisht se nuk do ti njohe kurre lidhje e mareveshje te tilla antishqiptare e vecmas antikosovare si kjo e Shkupit dhe shtoi se ndihet vertet e shume -keqardhur qe ne krye te nismave te tilla qendron fatkeqesisht kryeministri i Atdheut – Meme !

Sepse te presesh Presidentin e Serbise – Vucicin ne Tirane me Tapet te kuq…e ti mbyllesh deren Kryeministrit te Kosoves e me pas ta takosh ne errresire e me dyer te mbyllura Presidenten e Kosoves Vjosa Osmanin…etj etj…nuk mund te mendosh dot ndryshe e nuk mund ta etiketosh dot ndryshe pervecse thellesisht Antishqiptare …mareveshjen e sotme Rama-Vucic-Zaev firmosur ne Shkup !

Shqiptare eshte koha per nje rizgjim te madh mbare kombetar …eshte koha per tu ndare njehere mire prej enderrave te frikeshme serbo -sllave ne kurriz te kombit e popullit tone …eshte koha per ti thene fuqishem NDAL Rames e kujtdo tjeter qe guxojne e nxjerrin ne ankand interesat tona kombetare…