Administrata, shpallen konkurset për 15 vendet e lira nëpër ministri

495
Sigal

Dynden kërkesat, 500 sivi për 15 vende pune në zyrat ministrore. Ja si do veprohet

Tani e tutje nëpër administrata, për punësimin e njerëzve do të përdoret konkursi. Dhe qysh ën momentin e parë ët shpalljes së tij, janë paraqitur rreth 500 veta, për 15 vende pune. Sivitë e tyre tani do të rreshtohen para ministrave përkatës dhe ata që do të zgjidhen, janë padyshim më të mirët. Por cilët do të zgjidhen vallë. Dhe a janë paracaktuar të zgjedhurit, ashtu siç është vepruar gjithmonë në Shqipëri? Apo këtë radhë procedura do të ndryshojë?

Vendet e punës

Zbardhen vendet e para të punës, për të cilat qeveria shpalli një ditë më parë hapjen e konkurseve. 5 vende të reja pune hapen nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit, siç njoftoi edhe ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito. Në këtë agjenci janë hapur vende për dy drejtorë: Drejtor i Drejtorisë së Sistemeve e-Gov; dhe Përgjegjës i Sektorit të Administrimit të Rrjetit GovNet në Drejtorinë e Sistemeve e-Gov. Dhe po kështu është i lirë vendi për një Përgjegjës të Sektorit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Drejtorinë e Komunikimeve Elektronike e Postare. Agjencia kërkon edhe dy specialistë, një specialist në Sektorin e Aplikimeve e-Gov në Drejtorinë e Sistemeve e-Gov dhe një në Sektorin e Koordinimit të Projekteve në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve dhe Databazave. Për këtë kategori postesh kërkohet që personi të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri Elektronike, Telekomunikacion, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe në fusha të tjera të ngjashme. Përbën avantazh eksperienca në punë në administrimin e infrastrukturës dhe aplikacioneve në fushën e TIK. Nga ana tjetër, konkurset janë shpallur prej ditësh nga Ministria e Kulturës, për vendet e Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Cirkut Kombëtar, Institutit të Monumenteve të Kulturës, Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në faqen e saj zyrtare, Ministria e Kulturës ka publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë të interesuarit. Kështu, një person, që të mund të fitojë postin e Drejtorit të Cirkut Kombëtar, duhet që të ketë arsim, formim profesional të fushës ose në menaxhim; Përvojë jo më pak se 5 vjet në drejtim, organizim dhe menaxhim të institucioneve/projekteve kulturore, artistike; aftësi të shprehura për kreativitet dhe nisma reformuese; Aftësi komunikimi. Pak a shumë pothuajse të njëjtat kritere kërkohen edhe për postet e tjera. Dokumentet duhet të dorëzohen brenda datës 25 tetor, pranë Zyrës së Protokollit ne Ministrinë e Kulturës. Kjo ministri kërkon të punësojë po me konkurs edhe një koordinator projekti me kohë të plotë, për Parkun e Butrintit, një Asistent Koordinator Projekti, me kohë të plotë, punë që zgjat deri në fund të muajit gusht 2015, si edhe një oficer finance.

Konkurrimet për vendet e lira

Agjencia kombëtare e shoqërsië së Informacionit shpall konkurrimin për 5 (pesë) vende të lira pune në pozicionet e mëposhtme:

1. Drejtor i Drejtorisë së Sistemeve e-Gov;

2. Përgjegjës i Sektorit të Administrimit të Rrjetit GovNet në Drejtorinë e Sistemeve e-Gov;

3. Përgjegjës i Sektorit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Drejtorinë e Komunikimeve Elektronike e Postare;

4. Specialist i Sektorit të Aplikimeve e-Gov në Drejtorinë e Sistemeve e-Gov;

5. Specialist i Sektorit të Koordinimit të Projekteve në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve dhe Databazave.

Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionet:

1. Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve

2. Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës

3. Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

4. Drejtor i Cirkut Kombëtar

5. Drejtor i Përgjithshëm i Qendës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

6. Drejtor i Përgjithshëm në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 25.10.2013 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.

Gjithashtu, Ministria e Kulturës dhe Parku Kombëtar i Butrintit publikon thirrjen për shprehje interesi për pozicionet si ekspertë të jashtëm:

1. Koordinator projekti, me kohë të plotë për Parkun Kombëtar të Butrintit

2. Asistent Koordinator

3. Oficer Finance

Aplikimet do dorëzohen me poste ose dorazi në adresën: Aplikim për Ekspertë të Jashtëm/Projekti EX.PO AUS Parku Kombëtar i Butrintit. Butrint-Sarandë. Dhe version elektronik i dokumenteve në e-mail: [email protected]; [email protected]

 Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtëme, shpall konkursin për pozicionin:

1.    Sekretar i Përgjithshëm i MPJ