Ademi prezanton administratorët e parë, zgjedh zonat e përmbytura

303
Zonat e Nën-Shkodrës të prekura nga përmbytja, Dajçi dhe Ana e Malit janë ato që kanë administratorët e parë në kryeqendrën e veriut. Kryebashkiakja Ademi ka kërkuar që të adresohet çdo shqetësim apo pretendim i banorëve të këtyre zonave.
Kryebashkiakja e re e Shkodrës ka zgjedhur 2 zonat më problematike nga përmbytjet, për të prezantuar administratorët e parë.
Ekonomisti Gjovalin Gjadri u caktua administrator i Dajçit, ndërsa në Anën e Malit u rikthye ish-kryekomunari në vitet 2007-2011,Arben Ceni.
Voltana Ademi: “Ajo çfarë do duhet të kryejë administrator lidhen me mirëorganizimin, monitorimin e territorit, me marrjen e prioriteteve dhe në komunikimin me të gjithë banorët dhe do dua që në mënyrë të vazhdueshme të siguroj përmes komunikimit formal zyrtar atë çfarë ju pretendoni”.
Për administratorin e Anës së Malit, prioritet janë masat anti-përmbytje.
Në ditët e ardhshme Ademi do të prezantojë administratorët e Rrethinave, Postribës, Gurit të Zi, Velipojës, Berdicës, Shalës dhe Shoshit.