Abuzime me ndihmat ekonomike në Maliq, Braimllari : Më 25 prill para drejtësisë kush ka abuzuar në emër të qytetarëve.

183
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i kërkon SPAK-ut të hetojë Kryetarin e Bashkisë Maliq për abuzim me ndihmat ekonomike.

“Vloçishti i lënë në harresë nga rilindja, mungon infrastruktura rrugore, kanalizimet, ujitja për bujqësinë dhe ndriçimi. SPAK-u të nisë hetimet për Kryetarin e Bashkisë Maliq për abuzimet me ndihmën ekonomike. Në 25 prill kthejmë shpresën në vënd.”- shprehet Braimllari në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Në Vloçisht të Maliqit.
SPAK të hetojë Kryetarin e Bashkisë Maliq.
Abuzoi me ndihmën ekonomike.
Me 25 prill para drejtësisë kush ka abuzuar në emër të qytetarëve.

Në Vloçisht të Maliqit varfëria është ekstreme.
Të rinjtë janë larguar dhe ka humbur shpresa.
Vloçishti i lënë në harresë nga rilindja, mungon infrastruktura rrugore, kanalizimet, ujitja për bujqësinë dhe ndriçimi.
SPAK-u të nisë hetimet për Kryetarin e Bashkisë Maliq për abuzimet me ndihmën ekonomike.
Në 25 prill kthejmë shpresën në vënd.
Do shkatërrojmë monopolin klientelist dhe të një politike arrogante dhe të papërgjegjshme të Rilindjes.