Tritan Shehu : Kjo qeveri tani mendon vetëm ta shtyjë me mashtrime deri më 25 Prill.

199
Sigal

Ish – Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu gjatë një interviste ka shprehur sërish pakënaqësitë e tij për reagimin e sistemit shëndetsor gjatë periudhës së Covid.

“Zgjidhja përfundimtare e epidemisë është vaksina, por kjo është e do të jetë shumë e ngadaltë dhe e vonuar për Shqipërinë për shkak të dështimit Rama në menaxhim. Ndërkaq nuk po merret asnjë masë tjetër efikase ndaj epidemisë e mundësisë së përkeqësimit të gjëndjes. Vendit tonë i duhen rreth 5,5 milion doza në tërësi. Rama humbi muaj pa kontraktuar me kompanitë e vendet e BE, këtu koha paguhet me jetë, shëndet dhe ekonomi. Si deklaroi dhe Soreca, Shqipëria akoma nuk ka asnjë “ Program vaksinimi” për t’u ndihmuar nga BE e Covax.” – u shpreh Shehu.

“Propaganda me 970 dozat pa origjinë, dëshmi e mungesës krejt të “sigurisë së barnave” në Shqipëri, që kërkon të fshehë dështimin e plotë e menaxhimit të epidemisë. Niveli i testimeve shumë i ulët, pa transparencë e në amulli të plotë, pra e pamundur të nxjerrësh konkluzione prej tyre. Sistemi Parësor njëlloj i pambrojtur si muaj më parë. Sistemi Spitalor Covid vazhdon vetëm në Tiranë. Asnje repart Covid deri më tani nuk është aktiv në periferi. Spitalet nuk janë “magazina patatesh”, që duhet të mbushet njëri për t’u hapur tjetri!
Në këto kushte krahas shumëfishimit të përpjekjeve për vaksinimin së paku të 70% te popullsisë, duhen përmirsuar të gjithë komponentët e sistemit. Muajt që vijnë do të jenë të vështirë, por kjo qeveri tani mendon vetëm ta shtyjë me mashtrime deri më 25 Prill.” – tha ai në vazhdim të intervistës.