A rrezikon Shqipëria të përfundojë si Maqedonia sot? Ja si përgjigjet Basha

418
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”, dhe i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se nëse rrezikon Shqipëria të përfundojë si Maqedonia është shprehur se janë dy situate krejt të ndryshme.
“Nuk ka asnjë paralele mes krizës në Maqedoni dhe Shqipëri. Destabiliteti është një fjalë e madhe që nuk na çon askund. Nga njëra anë kemi një krizë të provokuar nga publikimi i disa përgjimeve që çoi në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më pas erdhi konflikti nacionalist dhe etnik.
Në Shqipëri po luftohet që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mospranimi i kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme mbars me vete edhe rrezikun e destabilizimit. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fitoren e kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do të thotë që qytetarët të vendosin me votë” tha Basha.
Sigal