A po sillet Yuri Kim si një Guvernatore në Shqipëri? Ja çfarë thotë DASH

216
Sigal

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me akuzat e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka krahasuar ambasadoren Yuri Kim me një Guvernatore ose me ish-ambasadorin sovjetik të para viteve ’90.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar”.

“Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, shprehet ai.

Shtetet e Bashkuara, thekson më tej Zëdhënësi, vlerësojnë marrëdhëniet me popullin shqiptar dhe vitin e ardhshëm do të kremtojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëdhëniet tona, përfundon zëdhënësi, i mbijetuan komunizmit dhe diktaturës për shkak të angazhimit të përbashkët për demokraci dhe respektit të ndërsjellë.

Fakt është se Ambasadorja Kim ishte e para diplomate e cila pau mbyllur procesi i numërimit të votave më 25 prill, uroi Kryeministrin Edi Rama, sikundër në përplasjet e krijuara në PD ajo qartazi ka suportuar Lulzim Bashën. Kjo ka sjellë edhe reagimet e ish-Kryeministrit Sali Berisha.