Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas diskutimeve për buxhetin e bujqësisë në Komisionin e Ekonomisë që u zhvillua ditën e sotme. Në një reagim të bërë në Facebook, ai shprehet se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.
“A nuk kishte 1 miliardë lekë për bujqësinë? Prandaj them unë që nuk ia vlen më. Për NAFTËN nuk do ketë më para, pas këtij akti; për tufën bazë të matrikulluar do ketë vetëm 200 milionë për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që ministria e bujqesise ka vendosur kështu!”, dëgjohet ai të thotë në videon e ndarë në Facebook. REAGIMI: “Dola nga Komisioni i Ekonomisë, sapo paratë u ndanë: 30 miliardë u shpërndanë. Bujqësisë ju dhanë vetëm 200 milionë lekë! Vetëm kaq! Prej dy muajsh kam kërkuar me ngulm 1 miliardë lekë për dy zëra të skemës mbështetëse: 1. naftën falas për bujqit; 2. tufën bazë të matrikulluar. Mendova të paguanim plotësisht 1/3 e familjeve bujqësore, që nuk kanë marrë naftën ende; 2000 i kam veç unë në Divjakë e Lushnjë. Mendova të paguanim plotësisht 3400 familje blegtorale që edhe pse kanë plotësuar kushtet, nuk kanë marrë ende paratë! Pra, kërkoj prej muaj vetëm 1/30 e parave që u shpërndanë sot! Joooooooooooo! Joooooooooo! Për naftën nuk do ketë më para-pas këtij akti; për tufën bazë të matrikulluar do ketë vetëm 200 milionë për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që Ministria e Bujqësise ka vendosur kështu! Argumenti: janë populizëm e propozime për të rritur popullaritetin e një njeriu; e dëgjova me zë e sy me sy sot! Bujqit janë të fundit kur ndahen paratë e buxhetit, fakti është ky! Kur ata janë të fundit, unë s’kam pse të jem i pari. Boll më! As që ja vlen më! VO: popullariteti? Më pëlqen më mirë pa popullaritet! Por një gjë po ua them ama: Tërshëra nuk është kurrë Grurë, pavarësisht ngjyrës!
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot rritjen me 5 miliardë lekë të të ardhurave buxhetore në vitin 2022, me në fokus blegtorët, rindërtimin dhe sportin, nxiti debate në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Borxhi e defiçiti publik, 83.8 miliardë lekë nuk ndryshon. Rritet fondi rezervë në 3.5 miliardë lekë, fondi për politikat e pagave shkurtohet me gati 700 milionë lekë. Shfuqizohet fondi 3 miliardë lekë i planifikuar për shpronësimet. Fondi i rindërtimit i parashikuar 20 mld lekë, do të rritet në 32.4 mld lekë. 1 miliardë lekë do alokohet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor.



















