A mund të jetë Bernd Borchard pasardhësi i Romana Vlahutin në krye të BE-së?!

599
Ëngjëll Musai
Drejtor i “Telegraf”
Integrimi i plotë i Shqipërisë në BE kërkon, jo vetëm një kohë të konsiderueshme, por edhe plotësimin e 5 kritereve bazë të vendosura nga Bashkimi Evropian në bazë dhe respektim të detyrimeve që kanë të gjitha vendet, të cilat dëshirojnë të aspirojnë në strukturën më të lartë të kontinentit tonë. Pikërisht kjo është arsyeja që politikanët tanë dhe partitë politike mundohen të kenë një lloj bashkëpunimi të ndërsjellë me strukturat e BE, por edhe të ambasadave të vendeve evropiane . Pavarësisht se ata që duhet të kryejnë detyrat e shtëpisë janë vetë institucionet shqiptare ,herë pas here vërehet edhe ndërhyrja e përfaqësuesve të lartë të BE dhe ambasadave kryesore evropiane në Tiranë. Kjo ndërhyrje megjithëse në parim dhe aparencë duket transparente pas kuintave fshihen edhe preference për politikanë të caktuar nëpërmjet qëndrimeve të tyre. Fjala bie krimi është në parametra alarmues por nuk flitet për kriminelët me suport politik, flitet kudo në botë për drogën por nuk flitet nga disa përfaqësues evropianë këtu në Shqipëri. Ka pasoja nga droga por nuk vendoset gishti tregues tek shkaktari i kësaj situate. Ka emigrim masiv të shqiptarëve për shkak të varfërisë, sigurisë dhe mungesës së perspektivës, por nuk flitet se kush po e shkakton këtë dramë. I vetmi që ka folur drejtpërdrejtë kohët e fundit duke vendosur dorën në plagë është ambasadori i SHBA-ve dhe raportet e DASH. Sikur të mos mjaftonin këto probleme na del në skenë sipas përgjimeve italiane edhe implikimi i ministrit Tahiri me rrjetin e trafikantëve të drogës. Ndërkohë që këto ditë dy përplasje të mëdha pritet të ndodhin si për të thënë që duhet harruar çështja Tahiri dhe që janë mandat i Kryeprokurorit të Shqipërisë dhe kreut të KQZ. Kush do jenë zëvendësit e tyre dhe si do zgjidhen ata, me vendim politik apo sipas shtetit të së drejtës që vetë BE po kërkon të vendosë pikërisht nëpërmjet 5 kritereve bazë të vendosura prej saj. Por krimi dhe korrupsioni nuk ka përfshirë vetëm strukturat shqiptare, por edhe përfaqësitë dhe ambasadat e huaja në Tiranë. Dikur me vizat dhe së fundi para pak kohësh u lakua blerja e një vile në kompleksin luksoz Rolling Hills jashtë Tiranës të ambasadores së BE-së me vlerën 1.6 milionë euro. Ndoshta mbarimi i mandateve të disa përfaqësuesve në Tiranë do të jetë një tjetër enigmë. Fjala bie, a do të vazhdojë të qëndrojë ambasadorja Vlahutin në Tiranë apo do të largohet sipas afatit të përcaktuar nga organizmat e BE? Kush do jetë pasuesi i saj, pasi ka shumë zëra dhe një nga ata më të diskutuarit si pasardhës i saj mund të jetë ambasadori aktual i Prezencës së OSBE-së në Tiranë z.Bernd Borchard. Sigurisht këto mundet të jenë edhe hipoteza, por ndoshta dashuria e Borchard me Shqipërinë është e kahershme, pasi ai ka qenë ambasador i Gjermanisë në Tiranë, u rikthye në krye të OSBE-së dhe tashmë flitet edhe si pasardhës i Vlahutin. A do të qëndrojë Borchard tek rezidenca e OSBE-së apo do të transferohet në një mandat të ri tek e përfolura vila 1.6 milionë euro? Sigurisht këtë e vendosin strukturat më të larta të BE, duke filluar nga Kreu i Bashkimit Evropian Donald Tusk, Përfaqësuesja e Lartë e BE ( për politikat e jashtme) Federika Mogerini, Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dhe sigurisht institucionet e tjera brenda BE dhe vendeve anëtare të saj. Pavarësisht debateve dhe etiketimeve të ndryshme për disa politikanë të BE në lidhje me preferencat e grupimeve, brenda dhe jashtë BE, etiketimeve të disa figurave si të lidhur me grupimin “Soros’ dhe ndikimin e tij në politikat evropiane dhe të Tiranës, do të duhet të presim, nëse do kemi vazhdimësi apo ndryshim të politikave të BE, ndikimeve të Sorosit dhe rolit përcaktues që kanë SHBA-të si një partnerët më strategjikë dhe më të dashur për shqiptarët në këto 105 vite.

Bernd Boschard puo` essere il successore di Romana Vlahutin ?!

La piena integrazione dell’Albania nell’UE richiede non solo una notevole quantità di tempo, ma anche il rispetto dei 5 criteri di base stabiliti dall’Unione europea sulla base e il rispetto degli obblighi di tutti i paesi che desiderano aspirare alla struttura più alta del nostro continente. Questo è esattamente il motivo per cui i nostri politici e partiti politici cercano di avere una qualche forma di cooperazione con le strutture dell’UE, ma anche con le ambasciate dei paesi europei. Nonostante il fatto che coloro che devono svolgere i loro compiti siano le stesse istituzioni albanesi, si segnala occasionalmente anche l’intervento di alti rappresentanti dell’UE e delle principali ambasciate europee a Tirana. Questo intervento, anche se in linea di principio e in apparenza sembra trasparente dopo i voti, lascia anche la preferenza per alcuni politici attraverso i loro atteggiamenti.La parola cade sul crimine è allarmante, ma non si tratta di criminali politici che parlano di droga in tutto il mondo, ma non di alcuni rappresentanti europei qui in Albania. Ci sono conseguenze dei farmaci ma nessun dito indicativo è posto sulla causa di questa situazione. C’è una massiccia emigrazione di albanesi a causa della povertà, della sicurezza e della mancanza di prospettiva, ma nessuno sta parlando di chi sta causando questo dramma. L’unico che ha parlato direttamente di recente mettendo la mano sulla ferita è l’ambasciatore degli Stati Uniti e i rapporti DASH.Se questi problemi non bastano, arriviamo sulla scena in seguito all’intercettazione italiana e alle implicazioni del ministro Tahiri con la rete di trafficanti di droga. Mentre ci si aspetta che questi due importanti scontri avvengano oggi affermando che la questione di Tahiri dovrebbe essere dimenticata e che sono il mandato del Procuratore capo dell’Albania e del capo della CEC. Chi saranno i loro deputati e come saranno eletti, da una decisione politica o dallo stato di diritto che la stessa UE sta cercando di stabilire con precisione attraverso i cinque criteri di base stabiliti da essa. Ma la criminalità e la corruzione non hanno coinvolto solo strutture albanesi, ma anche rappresentanze e ambasciate straniere a Tirana. Una volta con i visti e recentemente di recente l’acquisto di una villa nel complesso di lusso Rolling Hills al di fuori di Tirana, l’ambasciatore dell’UE, del valore di 1,6 milioni di euro.Forse la fine dei mandati di alcuni rappresentanti a Tirana sarà un altro indovinello. La parola è se l’Ambasciatore Vlahutin rimarrà o meno a Tirana o se ne andrà secondo la scadenza stabilita dagli organi dell’UE? Chi sarà il suo successore, poiché ci sono molte voci e uno dei più discussi in quanto il suo successore potrebbe essere l’attuale Ambasciatore della Presenza dell’OSCE a Tirana, il signor Borndard Borchard. Naturalmente, queste potrebbero essere ipotesi, ma forse l’amore di Borchard con l’Albania è lungo, poiché era l’ambasciatore della Germania a Tirana, è tornato alla sede dell’OSCE ed è già menzionato come successore di Vlahutin. Borchard resterà alla residenza dell’OSCE o sarà trasferito a un nuovo mandato per la nota villa da 1,6 milioni di euro?Ovviamente, questo è stabilito dalle strutture più alte dell’Unione europea, dal capo dello Stato, Donald Tusk, l’Alto rappresentante dell’UE per gli affari esteri Federica Mogerini, il Commissario per l’allargamento Johannes Hahn e certamente altre istituzioni all’interno dell’UE e degli stati membri di lei. Nonostante vari dibattiti ed etichette per alcuni politici dell’UE sulle preferenze dei cluster, all’interno e all’esterno dell’UE, l’etichettatura di alcune figure associate al raggruppamento “Soros” e il suo impatto sulle politiche europee e di Tirana dovranno ci aspettiamo una continuità o un cambiamento delle politiche dell’UE, l’impatto di Soros e il ruolo determinante che gli Stati Uniti hanno come partner più strategici e amati per gli albanesi in questi 105 anni.
Sigal