A ka frikë nga provat e reja të prokurorisë? Si përgjigjet Saimir Tahiri

468
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të tij që i hap rrugë arrestimit.
Deputeti socialist është pritur jashtë nga dhjetëra qytetarë të cilët e mbështesin. I pyetur për provat e reja të prokurorisë dhe dosjen e mbërritur nga Italia për implikimin e tij në trafikun e drogës, Tahiri tha se nuk është i shqetësuar.
“Nuk jam i shqetësuar fare. Zero. Unë i sfidoj të vijnë dhe të përballen me mua, nëse është për thashethemet e dy kriminelëve unë më mirë preferoj të përballem me thashethemet e Saliut dhe të Lulit se sa të dy banditëve”- tha Tahiri.
Sigal