Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi

24
Sigal

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen e dhënë në 11 maj, ditën të cilën Edi Rama dhe qeveria e tij e kthyen në një farsë elektorale, duke blerë dhe grabitur vullnetin e lirë të shqiptarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se, ka zhvilluar takime me banorë të degës nr. 15, që përfshin fshatrat Vaqarr, Pezë, Ndroq.

Reagimi i Belind Këlliçit:

U kthyem pas fushatës për t’i dhënë një falënderim të veçantë degës nr. 15, që përfshin fshatrat Vaqarr, Pezë, Ndroq.

Mirënjohje për të gjithë demokratët të cilët u përballën me një makineri shtetërore e kriminale të presionit, dhunës ndaj votës së lirë.

Kontributi, puna juaj e palodhur nuk do të shkojë kurrë dëm.

Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi gjithnjë e më të paturpshëm që zgjedhjet tashmë i ka kthyer në farsë!