8 Dhjetori, Berisha mesazh të rinjve: Do mjaftonit ju që ta hidhnit në Lanë qeverinë Rama

609
Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka risjellë në vëmendje kujtimet e tij mbi ngjarjen e madhe të 8 dhjetorit të 1990, ku Lëvizja Studentore e asaj kohe shembi rëgjimin e egër komunist.
Në një fjalim plot emocione ish-kryeministri Berisha tha se ishte guximi i atyre studentëve që solli demokracinë në vend.
Teksa bëri një krahasim të asaj kohe me ditët e sotme, Berisha e cilësoi qeverinë ‘Rama 2’ kërcënim serioz për vendin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të pranishëm që të ngrihen kundër. Ai tha se do mjaftonin të rinjtë të pranishëm në sallë që qeveria e sotme të hidhej në lumin e Lanës.
“Zoti kryetari i Forumit, Belind Këlliçi, i nderuar zoti Basha, miq të ftuar të huaj në këtë sallë, të dashur ish-studentë dhe studente, intelektualë që iu bashkuat asaj kohe me këtë lëvizje, anëtarë të FRPD-së, është nder, privilegj i madh të kremtojmë sot sëbashku ditën e Rinisë shqiptare, që është edhe dita e revolucionit paqësor. Revolucionit më të rëndësishëm, ajo që quhet Lëvizje studentore e dhjetorit. Miqtë e mi, historia është një e shkuar dhe natyrisht të merresh shumë me këtë edhe nuk duhet. Por sa herë kujton këtë ditë frymëzohesh dhe vetëm frymëzohesh. Si sot 27 vite më parë, bashkëmoshatarët tuaj u ngritën mbi frikën, dhunë, terrorin dhe u përballën me këtë qytet të bekuar në rrugën e Tiranës më diktaturën më staliniste që kishte njohur Europa. Më së pari çliruan qytetin e tyre, duke e shndërruar në kështjellën e lirisë shqiptare. Ata në atë kohë dhe ju sot që jeni këtu nuk jeni të vetëdijshëm për forcën e jashtëzakonshme dhe shpirtërore që ju keni. Në vitin 1900 ne nuk mund të krahasohemi as me Korenë e veriut të sotme, që besoj e ndiqni. Pak ditë më parë ndoshta keni parë në lajme dhe youtube se si 3-4 ushtarë të Kore4së së Veriut ekzekutuan shokun e tyre sepse po arratisej drejt rrugëve të lirisë. Por çfarë ndodhte në vitet ’90 tek ne? Rinia që ishin regjistruar në regjistrat e gjendjes civile, tentuan që të largoheshin. Më kujtohet kurë trupat e bërë shoshë që të vendoseshin afër shkollave, për të tmerruar. Apo shqetësonin qytetet e tjera. Kjo nuk ndodhi në Shqipëri në vitin 50, por edhe në ’90. Cilat ishin përmasat e guximit të atyre vajzave dhe djemve, të udhëhequr nga Azem Hajdari, që u ngritën natën e 8 dhjetorit. Dolën në shesh, u përleshën në diktaturën. I goditi pabesisht ai që i priti, të nesërmen nuk u shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, por u mblodhën sërish në atë shesh për të pushtuar Bulevardin e Tiranës. Sot kanë kaluar 27 vite dhe përsëri kjo datë e bekuar në historinë e lirisë shqiptare ka një mesazh të madh; guximi. Fitojnë ata që guxojnë. Asnjë nuk besonte përveç studenteve në fitoren e tyre. Nuk besonin se do të gjunjëzonin diktaturën. Ku jemi sot pas 27 vitesh? Jam i bindur se ju e doni vendin dhe në idealet tuaja keni një Shqipëri më të bukur se ajo që mund të ekzistojë. Ju8 dëshironi që fuqitë tuaja t’ja kushtoni këtij vendi. Por sot ku jemi? Përveç viteve të zeza të diktaturës, kurrë s’kemi qenë në këtë gjendje. Çdo ditë lexoni mediat, çdo ditë kronika negative për Shqipërinë; Kanabistan, narkotshteti. Po ndërtohet narkoshteti. Se ministri i Brendshëm bën narkoshtetin, kryeministri është vëllai i Kazajt. A është i implikuar Rama? Patjetër që po. Vetëm kjo sallë do të mjaftonte për të hedhur në lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata”, tha Berisha.
Sigal