LSI konfirmon: “Ja pse s’bëhemi pjesë e zgjedhjeve në Kavajë”. Replikë dhe me Tahirin, i përmendin kanabisin

430
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Luan Rama në një prononcim për mediat i dha fund dilemës se pse LSI-ja nuk bëhet pjesë e zgjedhjeve në Kavajë, duke pranuar se aleati i tyre në qeveri Edi Rama nuk i ka pyetur në lidhje me kandidaten e saj në këtë bashki.
“LSI nuk është regjistruar për Kavajën sepse mënyra si është proceduar për zgjedhjen e kandidaturës ka qenë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë në këtë proces. Ne kemi qenë kundër kandidaturës edhe kryebashkiakut të kaluar, e konsiderojmë këtë një çështje të PS. Nuk jemi pjesë e këtij procesi në Bashkinë e Kavajës”,- sqaroi ai.

Ai ka replikuar edhe me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të cilit i kujtoi edhe kanabisin.

“Ne nuk mendojmë njësoj, as si PD dhe as si Saimirit. Saimiri tha se nuk është e nevoja para 6 muajsh nxjerrja e ushtrisë për kanabisit. Saimiri tha se nuk është e nevoja para 6 muajsh nxjerrja e ushtrisë për kanabisit”.

Duke folur për koalicionin Rama u shpreh se LSI-ja dëgjon dhe pyet, por duket se aleatët e tyre nuk ua kthejnë me të njëjtën monedhë. “Në jemi në koalicion, jemi të përgjegjshëm në partneritet, por koalicion do të thotë të dëgjosh, të dëgjohesh, të pyesësh dhe të të pyesin”,- shtoi ai.

Nga ana tjetër ai u pyet dhe në lidhje me deklaratën e Spartak Brahos, ku ky i fundit theksoi se nuk ishte e nevojshme që pjesë e koalicionit të ishte bërë dhe PDIU.

“Është një reflektim i vonuar i zotit Braho. Nga ky qëndrim LSI distancohet, pasi nuk e kushtëzojmë partneritetin nga fakti sesa faktor dhe aktorë përfshihen. Çmojmë rolin e çdo force politike në vend dhe ashtu siç konsiderohet një kauzë e drejtë e trajtimit të çështjeve, si ajo e Çamëve, nuk pajtohemi me Brahon.”, theksoi Rama.

Po ashtu Luan Rama nuk i shpëtoi dhe pyetjes së gazetarëve për 1 prillin, ndërsa ai u tregua i rezervuar duke shtuare se: ‘Të vij një prilli dhe pastaj ta shohim’.

Nga ana tjetër nënkryetari i LSI bëri të ditur se dhe detaje lidhur me faktin se pse forca që ai përfaqëson nuk do marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë për kryetar bashkie.

“Jua thash njëherë qëndrimin për Kavajën dhe s’jemi pjesë e atij procesi. Edhe pse ka qëndrime të ndryshme, ndaj pluralizmi është i bukur. Nuk ndëshkojmë politikisht askënd, dhe theksojmë se qëndrimet individuale janë individuale”, pohoi ai.

Bashkia e Kavajës shkoi në zgjedhje lokale të parakohshme për shkak të ndërprerjes së mandatit të Elvis Rroshit, që u prek nga ligji i dekriminalizimit. Ndërkohë që PD ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet dhe nuk do të lejojë që të zhvillohen.

Kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Kavajës që do të zhvillohen në datë 7 Maj, pritet të jetë Silvana Daja, bashkëshortja e Gentian Dajës, kryetar i degës së Partisë Socialiste të Kavajës.

Asambleja e Partisë Socialiste të Kavajës ka propozuar 6 emra, mes të cilëve edhe gruaja e kryetarit të PS, Gentian Daja, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë Kryesia e PS. E për të mos ndikuar tek kjo zgjedhje, Gentian Daja përmes një statusi në Facebook lajmëroi edhe dorëheqjen nga posti partiak.
Sigal