7 200 komente te Facebook i Berishës/ Delegatët e PD konfirmojnë praninë në Kuvendin e 11 dhjetorit

406
Sigal

Nesër më datë 11 dhjetor mbahet Kuvendi i PD i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Duket se demokratët dhe shqiptarët po e presin me shumë dashamirësi dhe entuziazëm Kuvendin, që do mbahet në “Air Albania Stadium”.

Ndërsa, shumica e delegatëve të PD-së kanë konfirmuar praninë në Kuvend.

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka bërë një postim në “Facebook”, ku pyet sesa persona do të jenë në Kuvend.

Në dy orë, janë regjistruar 7200 komente, të personave që kanë thënë se do jenë të pranishëm në Air Albania Stadium.

Një rekord më vete. Dhe pjesëmarrja në Air Albania pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Kujtojmë se kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 5200 delegatë, nga 7600 që ka PD-ja.

Image